Uji Dea

Zmbrapset Qeveria, bie poshtë Ligji për Financimin e Partive Politike

/ 2 minuta lexim
HW

Qeveria e Kosovës pas presionit nga shoqëria civile dhe të një pjese të opozitës është zmbrapsur nga Ligji për Financimin e Subjekteve Politike, i cili ua mundëson partive në Kosovë t’i fshehin financuesit e tyre, shkruan gazeta “Zëri”.

Pas kërkesave të shoqërisë civile, të cilët përmes protestave paqësore kanë kërkuar që në Kuvend të mos kalojë Projektligji për Financimin e Partive Politike, si dhe kanë pezulluar pjesëmarrjen e tyre në Komisionin Parlamentar Ad-Hoc për Përmirësimin dhe për Forcimin e Procesit Zgjedhor, Qeveria e Kosovës e ka tërhequr këtë projektligj.

UBT

Këtë gjë e bëri të ditur të premten kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili theksoi se tërheqja e Projektligjit është vendim i duhur pas kundërshtimeve që pati shoqëria civile për të, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

“Pas shqetësimeve të ngritura nga shoqëria civile, sa u përket ndryshimeve që i janë bërë Projektligjit për Financimin e Partive Politike, gjatë punës në komisionet parlamentare kam propozuar që në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës të merret vendim për tërheqjen e këtij Projektligji nga Kuvendi i Kosovës. Duke e ditur rëndësinë që ka ky Projektligj, për zhvillimin e demokracisë në vend, të nevojës së transparencës në funksion të politikëbërjes dhe të përfshirjes së të gjitha palëve në krijimin e tij tërheqja e Projektligjit dhe ridërgimi i tij me bazë të mirë ligjore e demokratike, është veprim i duhur”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.