Zmbrapset kryeministri

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar sot se kanë vlerësuar se ka mundësi të shfrytëzohet hapësira që të diskutohet me deputetë dhe me qytetarë dhe të merren më shumë informata për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Ndryshe nga herët e kaluara, kur Mustafa deklaronte se shumë shpejt marrëveshja do të shkoj për ratifikim në Kuvend, ai sot në mbledhjen e qeverisë ka thënë se nëse opozita dhe qytetarët kërkojnë matje të territorit, ne do ta bëjmë dhe ta vërtetojmë para qytetarëve sa është territori i Kosovës, në mënyrë që të binden qytetarët rreth saktësisë dhe rreth asaj se a është humbur apo jo territor i Kosovës.
“Dëshirojmë që kjo të përcillet me një unitet sa me të gjerë dhe me informim më të plotë. Unë e kam mirëprit edhe kërkesën e disa deputetëve që ata të ulen dhe të sqarojnë dhe të marrim informata por gjithsesi këtë duhet ta faktojmë me të dhëna”, ka thënë kryeministri në mbledhjen e qeverisë./Indeksonline/