ARKATANA

Zjarri shpërthen në banesën pesëkatëshe, dëmet llogariten të konsiderueshme

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Të mërkurën rreth orës 21:20 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një banesë në Rrugën “Esat Berisha” këtu në Gjilan.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se zjarri kishte shpërthyer në një banesë në “katin e V”, të një blloku banesash. Njësitet reaguese kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë arritë ta lokalizojnë zjarrin.

Fundamenti

Po ashtu është bërë evakuimi i qytetarëve. Në banesë në momentin kur ka ndodhë rasti, s`ka qenë askush. Është intervistuar pronarja e banesës shqiptare shtetase e Kosovës, fatmirësisht askush nuk është lënduar, gjersa dëmet llogariten të jenë të konsiderueshme. Vendi i ngjarjes është proceduar nga Krim teknika, po ashtu është kontaktuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet njoftoj policia e Kosovës.

Është folur gjithmonë se banesat kolektive të sektorit privat kanë pasiguri të jashtëzakonshme për çka flet edhe ky rast. Andaj qytetar kujdes ku bleni banesë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.