Eko Higjiena

Zjarrfikësit vitias marrin edhe një donacion tjetër të rëndësishëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori për Shërbime, Publike dhe Emergjencë, Basri Aliu kanë vizituar sot Njësinë e Profesionale të Zjarrfikëseve dhe Shpëtimit në Viti, për të parë nga afër një donacion i rëndësishëm që ka arritur për këtë njësi.

Donacioni që u sigurua nga Vilson dhe Robert Gega përfshinë pajisje dhe inventar të ndryshëm për këtë njësi duke filluar edhe prej pajisjeve të fitnesit, ormanë, veshje speciale për intervenime në raste urgjente, ngrohje të hapësirës, kompresor për mbushjen e bombolave dhe të tjerë.

Me këtë rast Haliti ka falënderuar bashkatdhetarët tanë, Vilson dhe Robert Gega për këtë donacion duke shtuar se ata edhe më parë kanë ndihmuar zjarrfikësit vitias me donacione të rëndësishme.

Haliti tha se falë donacioneve dhe që kanë marrë zjarrfikësit vitias edhe intervenimet në raste të ndryshme kanë qenë më të lehta.

HW

Haliti shprehu falënderim të veçantë edhe për shtetin Gjerman, vend ky prej se cilët ka ardhur ky donacion.

Përndryshe falënderues u shprehen edhe drejtori Basri Aliu dhe komandanti i NJPZSH në Viti, Hetem Jakupi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.