Eko Higjiena

Zjarrfikësit, mjekët dhe infermieret e QKMF-së, pajisen me uniforma

/ 1 minutë lexim

Viti – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, është pajisur me uniforma të reja. Ky furnizim me uniforma për personelin mjekësor të kësaj Qendre, është bërë nga buxheti i komunës, për çka, drejtoresha Vjollca Kadolli – Halili ka theksuar se ka qenë shumë i domosdoshëm.

Gjithashtu me uniforma janë pajisur edhe Njësia e Zjarrfikësve në Viti, ku 23 zjarrfikës të kësaj njësie janë pajisur me uniforma.

RCCOLA

Komandanti i kësaj Njësie Hetem Jakupi, ka bërë të ditur se investimi është bërë nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe një uniform ka vlerën rreth 1300 euro. “Uniforma e zjarrfikësve e cila është kundër zjarrit, është e kompletuar dhe ka gjitha mjetet e nevojshme që i duhen një zjarrfikësi”, ka thënë Jakupi./rajonipress/