ARKATANA

Zjarrfikësit e Qairit vizitojnë Kamenicën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Një delegacion i Shoqatës së Zjarrfikësve “Bajram Miftari” nga Qairi i Shkupit ka vizituar Komunën e Kamenicës për të përcjellë nga afër ushtrimin e organizuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Pas takimeve me zjarrfikësit e Kamenicës, ata u pritën edhe në komunë nga nënkryetari Fatmir Matoshi, së bashku me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit Faik Rexhepaj dhe stafin e kësaj drejtorie.

Nuredin Mustafa nga kjo shoqatë ka thënë se zjarrfikësit e Qairit ndjejnë kënaqësi të veçantë që vizitojnë Kamenicën dhe shkëmbejnë përvoja me kolegët e tyre. “Ushtrimi i sotëm tregoi profesionalizmin e zjarrfikësve të Kamenicës dhe institucioneve tjera të përfshira në këtë ushtrim, dhe ne mësuam gjera pozitive këtu” tha Nuredin Mustafa.

ARKATANA

Nënkryetari Fatmir Matoshi i ka falënderuar zjarrfikësit nga Qairi, edhe në emër të kryetarit Begzad Sinani për vizitën dhe punën që e bëjnë. “Është mision dhe profesion fisnik puna e zjarrfikësve, jeni në mbrojtje të jetëve dhe pasurisë së qytetarëve të komunave ku jeni duke punuar. Sado që bëjnë institucionet e larta vendimmarrëse për ju prapë është e pakët në krahasim me punën dhe dedikim që keni për të shpëtuar jetëra njerëzish. Bashkëpunimi Juaj me zjarrfikësit e Kamenicës është për t`u përshëndetur dhe ne si komunë do të bëjmë gjithçka është e nevojshme që ju të shkëmbeni përvoja dhe vizita edhe në të ardhmen për të qenë sa më profesional në punën tuaj” tha nënkryetari Matoshi.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Zjarrfikësve “Bajram Miftari” i dhuruan nënkryetarit të Komunës një uniformë verore të kësaj shoqate./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.