Eko Higjiena

Zjarrëvënie në Sllakovc e Livoq i Ultë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Policia e Kosovës Stacioni Policor në Gjilan është njoftuar nga Ankuesi Shqiptar Shtetas i Kosovës i cili ka raportuar se nga persona të panjohur është ndezur një zjarr i cili është përhapur në plantacionin e ankuesit, ku edhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale duke djegur pemët e mbjella si dhe janë dëmtuar edhe së paku tri shtylla elektrike.

Njësitet policore kanë dal ne vendin e ngjarjes, zjarrfikësit po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Është njoftuar prokurori, rasti procedohet për hetime të mëtejme.

Policia e Kosovës, Operativa Rajonale e Gjilanit është njoftuar përmes telefonit për një rast të “Shkaktimit të Rrezikut të Përgjithshëm”, “Zjarr”, i cili rast kishte ndodhur në fshatin Livoq i Ultë.

Uji Dea

Rastit iu janë përgjigjur Njësia e Hetimeve Rajonale si dhe Krim Teknika. Krim Teknika Rajonale ka bërë procedimin e vendit të ngjarjes. Nga hetimet e para dyshohet se një zjarr i fuqishëm kishte ardhur nga ndezja e djerrinave (barit të thatë) ku dyshohet se zjarri kishte dalë nga kontrolli duke përfshirë një objekt afarist me shumë makineri për përpunimin e plastikës.

Sipas ankuesit vlera e dëmit të shkaktuar në Objektin e tyre është e konsiderueshme. Nga ky incident fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e zjarrit. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore për Krime të rënda. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit rajonal njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.