GRANDEMALL

Zjarret janë bërë shqetësuese për qytetarët vitias

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – EVSB u bënë thirrje qytetarëve të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm, dhe mos të ndezin zjarre, sepse po e dëmtojmë edhe at pak pasuri natyrore që na ka mbetur.

Të dielën në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 7:00, është vërejtur një zjarrvënje në malet që gjenden mbi fshatin Ramjanë, afër rrugës kryesore që shpie për në fshatin Sllakovcë.

Fotoja është bërë nga EVSB, me një largësi 4 kilometra.
Edhe përkundër takimeve të shumta që janë mbajtur kundër zjarrvënjeve gjatë muajit të kaluar, si nga EVSB, PK, dhe më pas është mbajtur takim i përbashkët me gjithë akterët, organizuar nga institucionet Komunale, zjarret prapë po na përsëriten.

ARKATANA

Pasi që zjarri vërehej se po zgjerohet edhe më tej, EVSB në ora 8:50, njoftoj njësitin e zjarrfiksave në Viti, të cilët shumë shpejt ju përgjigjen ftesës së EVSB-së, dolën në vendngjarje dhe mbas 4-5, orëve arritën ta shuajnë zjarrin.

EVSB, falënderon njësitin e zjarrfiksave të Komunës së Vitisë, për përkushtimin dhe punën e tyre të pa lodhshme.

EVSB u bënë thirrje qytetarëve të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm, dhe mos të dhezin zjarre, sepse po e dëmtojmë edhe at pak pasuri natyrore që na ka mbetur. Kërkojmë nga organet përkatëse dhe institucioneve Komunale që dukurit e tilla të ndalohen njëherë e përgjithmonë thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.