Mobi Casa

Zjarrëfiksi që dikur militant i PDK- së e tani i VV-së, kërcënon liderin e Vatra

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ka disa muaj që po fyhemi pandërprerë, derisa të premtën edhe u kërcënova nga punëtori i zjarrëfikjes në Gjilan Nexhat Sylejmani. Me sa dimë, punëtorët e zjarrëfikjes nuk kanë të drejt fare të merren me politikë e të shprehin qëndrime politike, pasiqë janë pjesëtarë të sigurisë.

Por, me sa duket kjo nuk vlenë për z. Sulejmanin, i cili deri këtë vit ishte me PDK- në, kurse në këto zgjedhje kaloi në VV ku dhe e kandidoi kunatën e tij S.S. për asamble komunale në listën e VV- së, e cila edhe humbi. Me këtë person kurrë nuk kam patur ndonjë komunikim, por më kujtohet që para disa viteve më pati ardhë në zyre duke m’u lutur që t’ia ndihmoja në interesat e tij familjare. Bile e tepronte me lutje e servilosje duke e ulur veten, megjithatë, unë e trajtova mirë. Unë nuk i kam faj z. Sulejmanit që i kishte pritur votat e luginasve, të cilët më votuan mua e jo kunatën e tij.

Fundamenti

Për komandantin e zjarrfikësve të Gjilanit kam disa pyetje:
– Kur punon ky zotëri pasiqë orë e çast komenton në Facebook duke qenë non- stop aktiv?
– A janë zjarrfikësit organ i pavarur apo organ politik?
– A mos po shkelni ndonjë ligj me përfshirjen e zjarrfikësve në politikë?
– A ju lejohet zjarrfikësve të kenë qëndrime politike publike e të fyejnë qytetarët?
Ne kemi ndërmarr të gjitha procedurat mbi këtë zyrtar të sigurisë, gjithashtu do të kërkojmë edhe suspendimin e tij të menjëhershëm. Për rastin janë të njoftuar edhe organet policore, kurse unë do të ndjeki të gjitha instancat disiplinore për këtë punëtor të shtetit, i cili paguhet nga taksat tona e fyen e kërcënon fjalën e lirë në Gjilan. Presim sjellje serioze nga kryetari i ri i Gjilanit, i cili e ka edhe bashkëpartiak tani këtë person thuhet në reagimin e Kushtrim Kadriut./rajonipress/