Fundamenti

Zjarre në Viti, Kamenicë e Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Sipas raportit të policisë zjarret janë shënuar në fshatin Tërrstenik, Kopernicë, Muqivërcë, Ramjan dhe Pogragjë.

Në fshatin Trestenik, të Vitisë raportohet se janë përfshi nga zjarri tre hektar djerrinë. ( bar i pakositur). Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Në fshatin Kopernicë, të Kamenicës, raportohet se është përfshirë nga zjarri një fushë me bar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe zjarrfikësit për ta lokalizuar zjarrin.

FIDANISHTJA

Edhe në fshatin Muqivercë, të Kamenicës, raportohet se janë përfshi nga zjarri 10 ari livadh. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Kurse në fshatin Ramjan, të Vitisë, raportohet se janë përfshirë nga zjarri 6 hektar pyje. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë punuar për ta lokalizuar zjarrin.

Edhe në fshatin Pogragjë, të Gjilanit raportohet se janë përfshi nga zjarri 1 hektar pyje. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për ta lokalizojnë zjarrin njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/