UBT

Zjarr në Ballancë të Vitisë, zjarrfikësit në betejë me flakët për të shpëtuar arat me grurë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Një zjarr ka përfshirë këtë të diel sipërfaqe me bar të thatë në fshatin Ballancë të Komunës së Vitisë, ndërsa erërat e forta kanë rritur rrezikun e përhapjes së flakëve në zonat përreth.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Viti, Hetem Jakupi, i cili ka njoftuar se ekipet e zjarrfikësve ndodhen në terren dhe janë angazhuar maksimalisht për ta vënë situatën nën kontroll.

Sipas tij, prioriteti kryesor është mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve, si dhe parandalimi i përhapjes së zjarrit drejt arave me grurë, në mënyrë që të mos dëmtohet mundi i fermerëve.

“Për shkak të erërave të forta që po fryjnë, ekziston rreziku që zjarri të përhapet edhe më tej. Ekipet tona janë në terren dhe po bëjnë maksimumin për ta lokalizuar dhe shuar sa më shpejt zjarrin”, ka bërë të ditur Jakupi.

ARKATANA

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme pranë zonës së përfshirë nga flakët, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve, me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës.

Zjarrfikësit shpresojnë që, falë angazhimit të ekipeve në terren, zjarri të vihet nën kontroll në kohën më të shkurtër të mundshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.