Mobi Casa

Zjarr aksidental në një kapellë të varrezave katolike në Shoshare të Vitisë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Nga hetimet e zhvilluara dhe deklaratat e përgjegjësit të kishës si dhe raportit të ekspertit të zjarreve dhe raporteve tjera të forenzikës rajonale besohet se zjarri ka shpërthyer si pasoj e ndezjes së qirinjve nga ana e personave që kanë vizituar varrezat këtu gjatë ditës tha Ismet Hashani.

Më datën 17 gusht 2013 rreth orës 16:25, në fshatin Shoshare komuna e Vitisë ka shpërthyer një zjarr në varrezat e këtij fshati më saktë në objektin përcjellës të varrezave të quajtur Kapell tha për rajonipress Ismet Hashani.

Në vendngjarje kanë dal njësit policore nga Vitia dhe njësia e zjarrfikësve ku dhe kanë bërë lokalizimin e zjarrit. Objekti ka qenë i zbrazët.

Eco Higjiena

Hashani tha se në vendin e ngjarjes ka dal edhe përgjegjësi i objektit, i cili njofton se këtu bëhet fjalë për një objekt fetar i quajtur Kapella te varrezat e Shoshares.

Nga hetimet e zhvilluara dhe deklaratat e përgjegjësit të kishës si dhe raportit të ekspertit të zjarreve dhe raporteve tjera të forenzikës rajonale besohet se zjarri ka shpërthyer si pasoj e ndezjes së qirinjve nga ana e personave që kanë vizituar varrezat këtu gjatë ditës tha Ismet Hashani. /rajonipress/