UBT

“Zibidi” në gjashtë festivale ndërkombëtare, kandidat edhe për Oskar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Varfëria, papunësia dhe vizat e ndaluara janë temat e përditshmërisë në lokalët e Prishtinës, të cilat çdo ditë janë të stërmbushura. Ndoshta ndonjëherë do të duhet edhe të presësh për një kafe. Kjo është edhe vetë tema e filmit “Zibidi”, të cilën regjisori i ri Nart Zeqiraj e ka filmuar në 12 minuta.

Bëhet fjalë për tre shokë, të cilët rrinë ulur rreth një tavoline në një kafene dhe bëjnë plane se ku të shkojnë të vazhdojnë ndejën. Filxhanët e zbrazët në tavolinë tregojnë se ka kohë që qëndrojnë aty. Të kapluar nga monotonia fillojnë të ngacmojnë njëri-tjetrin dhe kalimtarët.

Fundamenti

“Në film kam dashur ta shpreh përditshmërinë, që rinia e përjeton duke qëndruar rreth filxhanëve të kafes së zbrazur, mos angazhimi, papunësia, varfëria, edhe mënyra se sa lehtë të na kalon komedia në tragjedi”, është shprehur Narti.(më gjerësisht në gazetën Tribuna).