Eko Higjiena

Zhvillohet ndeshja vëllazërore në mes Gjilanit e përfaqësueses së Çamërisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ndeshja miqësore e më tepër vëllazërore, në mes Gjilanit dhe Përfaqësueses së Çamërisë, është zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan në praninë e qindra shikuesve.

Shkallët e stadiumit i kishin vërshuar tifozët e Republikës së Çamërisë me veshje kombëtare e emblema të shtetit të Çamërisë, duke sjell emocione të veçanta tek të pranishmit duke sinjalizuar Republikën e Çamërisë.

Në fillim u intonua himni i Çamërisë dhe ai Kombëtar.

Mysafirët të cilët po simbolizojnë shtetin e Çamërisë, ishin tejet të lumtur dhe të respektuar nga ana e SC Gjilanit për mundësin e kësaj ndeshje futbollistike.

Arben Arkaxhiu, president i Federatës së Futbollit të Çamërisë, ka përshëndetur të pranishmit në emër të Arben Lotos, president i Çamërisë dhe ka theksuar se kjo ndeshje duhet të shërbejë për lidhjen e marrëdhënieve miqësore në mes shteteve tona.

Hidromorava

Elena Kocaqi, përfaqësuese Diplomatike e Republikës së Çamërisë, tha se aktet e tilla i bashkojnë shqiptarët dhe dëshmojnë se populli çam nuk është i vetëm, kurse Maringlen Koqiu, përfaqësues i Republikës së Çamërisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Selman Berisha, kryetar i Ballit Kombëtar të Kosovës, thanë se kjo është dëshmi se populli shqiptar gjithmonë i qëndron pranë njëri tjetrit.

Ndeshjen e fituan “bardh e kuqët” e Gjilanit me rezultat 4-1, ndërsa trajneri i Gjilanit, Sedat Pajaziti, kishte komponuar skuadrën me disa futbollist të rinjë, ndërsa trajneri i Përfaqësueses së Çamërisë, Arben Kasollime, një skuadër krejtësisht të re la përshtypje tejet të mira gjatë 90 minutave.

Në mesin e tifozëve të kësaj ndeshje patë emocione të veçanta për kontributin që po japin njerëzit me punën dhe sakrificën e tyre që ta jetësojnë Republikën e Çamërisë.

Gjatë kësaj ndeshje u shpalosën shumë mbishkrime siç ishin: Kosova – Republika e Çamërisë, Ushtria Çlirimtare e Çamërisë, ne jemi vëllezër, jemi një gjak, jemi një komb.

Në këtë ndeshje u panë edhe lot të mallëngjimit për sakrificën që janë duke bërë me shekuj njerëzit që të jetësojnë Republikën e Çamërisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.