Eko Higjiena

Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik prioritet i komunave të lindjes

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Panairin e Gjedhit të mbajtur në Llabjan të Artanës kanë marrë pjesë mbi 60 gjedhe dhe janë ndarë 17 shpërblime. Kryetarët e komunave të lindjes Bajrush Ymeri, Qemajl Mustafa e Shaip Surdulli kanë thënë se vetëm sektori i bujqësisë mund të rrisë fuqinë punëtore dhe të zhvillojë ekonominë.

Panairi i Gjedhit i mbajtur në Llabjan të Artanës dhe i organizuar nga AZHR Lindje që është përkrahur nga zyra e Komisionit Evropian, ka tubuar fermer nga të gjitha komunat e lindjes. Panairin e kanë nderuar edhe Bajrush Ymeri, Qemajl Mustafa, Shaip Surdulli, si dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Christof Stock nga Bashkimi Evropian.

Almir Hyseni nga AZHR Lindje në emër të organizatorit tha se në panair marrin pjesë 60 gjedhe dhe pritet të ndahen 17 shpërblime. Hyseni tha se sektori i bujqësisë është potencial i mirë ekonomik, meqë llogaritet se në këtë rajon janë mbi 60 mijë gjedhe.

Kurse Arsim Memaj nga Ministria e Bujqësisë tha se investimet në bujqësi krijojnë zhvillim ekonomik. Edhe Christof Stock nga Komisioni Evropian tha se i kemi dhënë përkrahje këtyre iniciativave sepse stimulojnë fermerët. “Bashkimi Evropian është i interesuar të ndihmojë zhvillimin ekonomik të rajonit të lindjes edhe përmes sektorit të bujqësisë. Ne do ta kemi prioritet bujqësinë dhe deri tani sektori i lindjes ka përfituar disa grante . Rreth 24 biznese kanë përfituar ndihmën tonë duke llogaritur këtu edhe kurse e trajnime falas” tha ai.

Bajrush Ymeri kryetar i Artanës duke hapur panairin tha se ky aktivitet është një shembull i mirë se vetëm përmes partneritetit për promovimin e zhvillimit të blegtorive si dhe aktiviteteve tjera ekonomike , ne si rajon do të mund t`i tejkalojmë të gjitha sfidat të cilat janë të shumta.

Hidromorava

Ymeri tha se rajoni i lindjes ka potencial për zhvillim të blegtorisë dhe bujqësia është një prej prioriteteve të identifikuara gjatë hartimit të strategjive rajonale. Ymeri ka falënderuar Bashkimin Evropian për ndihmën dhe kontributin që ka dhënë për të zhvilluar komunat e lindjes kurse ka shtuar se fermerët e Artanës janë pjesëmarrës aktiv në këto panaire. Vitin e kaluar sipas Ymerit fitues i çmimit Lopa Kampione është shpallur Vojisllav Stojkoviq.

Ymeri tha se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik është prioritet i të gjitha komunave të rajonit të lindjes dhe po ashtu është i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve të saj.

Edhe Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit tha se Komisioni Evropian ka ndihmuar sektorin e lindjes meqë bujqësia është sferë e rëndësishme që rigjeneron vende të reja të punës. “Bujqësia gjithmonë duhet të përkrahet sepse pos që krijon vende të reja të punës rritë edhe fuqinë ekonomike dhe lidhet drejtpërdrejtë me ushqimet tona si mishi e bylmetnat që i përdorim çdo ditë. Panairet e tilla promovuese janë tepër të rëndësishme sepse krijohet traditë e garimit dhe nga kjo krijohet edhe cilësia” tha Mustafa.

Edhe Shaip Surdulli kryetar i Kamenicës shprehur gatishmërinë që të përkrah fermerët . “Ne jemi të interesuar që të përkrahim bujqësinë sepse shumë fshatra kufitare merren me këtë zeje. Fermerët e Kamenicës janë aktiv dhe i urojë ata që të ndjekin këtë rrugë “ tha Surdulli.

Ndërkohë komisioni i përbërë nga ekspertët e Fakultetit të Bujqësisë pritet të zgjedhë edhe Lopën Kampione ku edhe do të ndahen 17 shpërblime për fermerët. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: