HW

Zhvillimi i bujqësisë i rëndësishëm për Luginën e Preshevës

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Në komunën e Preshevës sot kanë qëndruar Ministrja e bujqësisë Snezhana Bogosavljeviq Boshkoviq dhe kryetari i Trupit koordinues Zoran Stankoviq. Në orët e para të mëngjesit të lartpërmendurit në kabinetin e tij i ka pritur kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa.

Në mesdit Boshkoviq dhe Stankoviq kanë vazhduar takimin me Kryetarin e Bujanocit Nagip Arifi ate të Preshëvës Ragmi Mustafa, Kryetarin e Medvegjës Dragisha Petroviq, kryeshefin e rrethit të Pqinjës Bullatoviq dhe me përfaqsuesit e administratave komunale përgjëgjës për bujqësin. Në takimin e lartpërmendur u fol për lëmin e bujqësis, dhe çfarë mund të bëhet në të ardhmën sa i përket bujqësis në këtë vend.

Gjithashtu u bisedua për subvencionet dhe mundësit e zhvillimit në bujqësi, dhe u dakorduan që me konsultimet e perbashkëta, të arrihen suksese në bujqësia në këto tri komuna. Ministrja Boshkoviq tha se, i kemi marë masat konkrete edhe bashkpunimi do të jetë konkret.

Më e rëndësishme është ndihma e shtetit që përsëri të hy në funksion therrtorja jugokop, kontrollat për sigurim të ushqimit, inspeksionit veterenarik e kështu me radhë. Ministrja premtoi që do të përkujdeset, që në të ardhmën në ketë vend të ketë mish të shëndetshëm, produkte të qumshtit po ashtu. Po ashtu, në takimin e sotëm është folur edhe për kultivimin e duhanit në këto komuna.

Hidromorava

Lidhur me takimin e lartpërmendur Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi tha se, “takimi ishte i hapur dhe ne diskutuam për disa teme, kyqjen e shqipëtarëve në organet shterërore, funksionimi i kompanis për prodhimin e mishit Jugokop, që do të ndikojë dukshëm edhe në vendet e reja të punës, dhe mundësin e prodhimit të duhanit në sasi më të madhe në komunën e Bujanocit” Arifi gjithashtu potencoi se, ky rajon është i njohur për kultivimin e bimës industriale të duhanit dhe ka një pozit të volitshme gjeografike, andaj do të insistojmë që atyre që meren me prodhimin e duhanit tu lejohet prodhimi i një sasie më të madhe.

Ragmi Mustafa kryetarë i Preshevës tha se, u diskutua në mënyr të hollsishme sa i përket bujqësis. Mustafa tha se, në këtë taki në mënyrë të precizuar janë potencuar problemet me të cilat ballafqohen bujqit.

Pas takimit foli edhe kryetari i Trupit koordinues Zoran Stankoviq, ai tha se,- kryetarët e tri komunave sot kanë dalë me pyetje konkrete dhe i kanë cekrur problemet të cilat kërkojn angazhim. Ky është një vazhdim i angazhimit sa i përket minisitris së bujqësis. Do të ketë takime tjera dhe kryetarët e komunave të bëjnë një shkresë për të gjitha qështjet dhe problemet që kanë, dhe ajo shkres t`i dorëzohet ministris së bujqësis dhe kjo ministri pastaj të nis me zgjidhjen e këtyre problemeve. Ministrja e bujqësis së Serbis së bashku me bashkëpunëtorët, me kryetarine E Preshevës dhe ate të Trupi Koordinues, i bënë vizit qumështorës Fontana në fshatin Bukuroc. Takimi i fundit për ditën e sotme i ministres së bujqësis ishte me fermerët nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.