Hidromorava

Zhvillimi Ekonomik, koordinon punët për mbështetje dhe zgjerime të bizneseve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, sot ka mbajtur takim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Lindje (RDA East) me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta të cilat do të ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Regjionit Lindje, duke potencuar gatishmërinë dhe angazhimin e Komunës së Gjilanit në mbështetje të të gjitha bizneseve por edhe angazhimin për mbështetje konkrete të bizneseve të reja, Shoqërisë Civile etj, përmes programeve të ndryshme.

Me këtë rast Drejtori për Zhvillim Ekonomik Agim Zuzaku, u njoftua nga Valbona Tahiri, drejtoresha e AZhR Lindje, për aktivitetet e tanishme si dhe të aktiviteteve që do të jenë në të ardhmen.

Ajo informoi Zuzakun se aktivitetet e Agjencionit kanë për qëllim të mbështesin Komunat e rajonit lindje, komunitetin e biznesit dhe shoqërinë civile në përgatitjen dhe implementimin e projekteve zhvillimore përmes absorbimit të fondeve të BE – së dhe donatorëve tjerë.

FIDANISHTJA

Po ashtu theks të veçantë i është kushtuar aktiviteteve të ardhshme të AZhR Lindje si zhvillimit të Ndërmarrjeve të Vogëla dhe të Mesme dhe promovimit të investimeve direkte në rajon, qofshin ato nga investitorë vendor apo ndërkombëtarë.

Ndryshe, në kuadër të angazhimeve konkrete, Drejtoria e Zhvillimit ekonomik në agjendën e saj për zhvillim dhe mbështetje të sektorit provat, ka të planifikuar edhe takime të tjera me akterë të tjerë, që janë potencial i mbështetjes dhe zhvillimit të biznesit privat, nga ku gjenerohen vendet më të mëdha të punës në Kosovë, për çka Komuna e Gjilanit ka përqendrimin më të madh të angazhimeve zyrtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.