ARKATANA

Zhvillimi eko – bujqësor i Anamoravës

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Përparim Sadiku – Bazë e qëndrueshmërisë ekonomike të një vendi është zhvillimi i bujqësisë!…Pozita gjeografike e Anamoravës, ku bëjnë pjesë komunat Viti, Gjilan, Kamenicë, Artanë (ish Novobërdë), në tërësinë e saj njihet si zonë potenciale për zhvillim bujqësor, madje toka rreth Lumit “Morava” është e klasit produktivë, që do mund të shndërrohej në potencial të zhvillimit eko-bujqësor të kësaj treve.

Një zhvillim i mirë bujqësor i kësaj treve do të mundësonte edhe zhvillimin e blegtorisë, ngase po ashtu kjo trevë ka edhe hapësirë të mirë për kullosa, dhe nga kjo perspektivë eko-bujqësore bujqit dhe blegtorët, përkatësisht tokat bujqësore të Anamoravës do të mund të siguronin prodhime bujqësore dhe produkte blegtorale jo vetëm për të furnizuar qytetarët e kësaj treve, por edhe të mbarë Kosovës e më gjerë, e po ashtu nga ky zhvillim do të përfitonte edhe fuqia punëtore.

Lumi “Morava” aset për zhvillim bujqësor!…

Për të ardhur deri tek ky zhvillim eko-bujqësor, fillimisht institucionet komunale të kësaj treve duhet të ndalojnë ndërtimet e egra, që po e ngaulfasit për çdo ditë këtë zonë bujqësore; duhet të bëjnë komasacionin e tokave bujqësore; duhet të bëjnë një planë zhvillimi të veçantë për Lumin “Morava” nga e përshkon këtë trevë, pra duhet që ujin e Lumit “Morava” dhe lumenjve tjerë më të vegjël ti shndërrojnë në interesin e bujqve për ujitje, madje do thosha se Lumi “Morava” është aseti kryesor esencial për zhvillimin bujqësor të kësaj treve!…

Fatkeqësisht që sa vite pas lufte, por pa dyshim edhe para lufte, ky lum është shndërruar në lumë “fatkeq” për bujqit e disa fshatrave dhe vendbanimeve të Komunës së Vitisë e më gjerë, për shkakun që sa herë që ka reshje atmosferike (shi dhe borë), ky lumë vërshon toka të tëra bujqësore, që realisht sjellin dëme të dhimbshme .

Që Lumi “Morava” të orientohet në zhvillim të bujqësisë duhet një bashkëpunim ndërkomunal-institucional të Anamoravës, e edhe me ndihmën e niveli qendror, që të bëhet një projekt profesionale dhe afatgjatë. Ndërtimi i një pende do të ishte zgjidhja më e qëndrueshme për ujitjen e tokave bujqësore të kësaj ane, por ky projekt donë investim kapital dhe kërkon marrëveshje edhe mes shteteve, kur kem parasysh që ky lumë prek edhe shtetet fqinje.

KKVITI

Patjetër se mund të bëhen edhe zgjidhje alternative, pra partnerët territorial dhe institucional duhet mendojnë mundësinë e krijimit të minirezervare ujore dhe kanaleve të ujitjes së tokave, si e vetmja mënyrë që bujqit të kenë të siguruar ujitjen e tokave bujqësore edhe në kohë të thatësirave, madje një projekt i tillë mund të jenë edhe mundësi për tu përballur suksesshëm nga vërshimet e shpeshta të Lumit “Morava”.

Pikat grumbulluese dhe subvencionet për zhvillim eko-bujqësor!

Përveç këtyre kushteve paraprake që janë ma shumë ti quaja teknike, por që esenciale për fillimin e një zhvillimi eko-bujqësor, që bujqit të kenë stimulim në punën që e bëjnë, duhet që prodhimeve të tyre ti sigurohet shitja, e jo siç ndodh shpeshherë që bujqve tu prishen prodhimet e tyre, pra realisht duhet krijohen politikat e mbrojtjes dhe subvencionimit për prodhimet bujqësore dhe blegtorale, subvencionime këto të arsyeshme.

Jemi dëshmitar që shpeshherë nëpër fushata zgjedhore janë përmendur këto premtime, madje janë përmendur dhe premtuar pika grumbulluese për prodhimet bujqësore. Është mëse e ditur që në qeverisje demokratike, në kohën e tregut privat, institucionet shtetërore nuk hapin pika grumbulluese, por institucionet mund dhe duhet të krijojnë ofertë për investitorët privat për hapjen e këtyre pikave për grumbullimin dhe shitjen e prodhimeve bujqësore e blegtorale, prandaj në planë institucionet duhet ta kenë organizimin e tryezave, ku do të kishte oferta serioze dhe të interesit për investuesit e huaj dhe vendor, ngase vetëm kështu gatishmëria për të punuar tokën që e kemi hynë në funksion të hapjes së vendeve të punës për njerëzit e kësaj treve, por edhe më gjerë.

Madje, do thosha se bazë e qëndrueshmërisë ekonomike të një vendi është zhvillimi i bujqësisë!…