UBT

“Zhvillimet e ditëve të ardhshme do të jenë shokuese” – çfarë po paralajmëron Lutfi Haziri pas vizitës së emisarëve evropianë e amerikanë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar vizitën e fundit të emisarëve evropian e amerikan në Kosovë.

Haziri në një postim në Facebook ka shkruar se zhvillimet e ditëve të ardhshme do të jenë shokuese për siç ka thënë ai “besimtarët e të majtës së Albin Kurtit”.

Numri dy i LDK-së, ka shtuar se pas vizitës së emisarëve, Qeveria dhe Presidenca duhet të organizojnë zgjedhjet në katër komunat në veri, si dhe të shkruajnë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Haziri më tej ka theksuar se Kurti duhet t’i tregojë popullit se pse po ndodhë kjo dhe pse para shtatë vitesh u desh që ti bënte veprimet siç i quan ai banditeske duke ua pamundësuar qytetarëve lëvizjen pa viza.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Uji Dea

Zhvillimet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit

Nga vizita e djeshme e pesëshes, Qeveria e Albinit dhe Vjosës duhet me i organizua zgjedhjet në 4 komunat veriore të Mitrovicës dhe me shkru draft-statutin e Asociacionit (Zajednicës së VV-së).
Kur?

Menjëherë. Ndërkaq, me 8 nëntor duhet me i tregu Këshillit Evropian. Para tij, duhet me i kallxu popullit të Republikës pse po ndodhë, se je ardhë në Zyrën e Kryeministrit tue kundërshtu, protestu e lëndu policë, tue djegë e ataku edhe familjen e Kryeministrit të Kosovës atëherë. Po ashtu, duhesh me i kallxu popullit përse u desh që t’i bësh këto veprime banditeske para shtatë vitesh, duke ua pamundësua qytetarëve lëvizjen pa viza!

Zhvillimet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit, por nuk ka asgjë më fantastike se realiteti! /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.