Mobi Casa

Zhvatja milionëshe e diasporës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kompanitë kosovare të sigurimeve po përfitojnë miliona euro në vit nga pagesa e sigurimeve kufitare të automjeteve, të cilët detyrohen t’i paguajnë bashkatdhetarët gjatë muajve të verës kur i kalojnë pushimet në vendlindje. Sigurimi njëmujor i automjetit që paguhet në kufi kushton 20 euro, ndërsa dyjavor 15 euro.

Bashkatdhetarët që po vijnë në pushime në Kosovë detyrohen të paguajnë sigurimin kufitar të automjeteve prej 20 eurosh për qëndrim njëmujor, pavarësisht se e kanë të paguar kartonin e gjelbër të shtetit ku jetojnë.

Kjo pasi Kosova vazhdon të mos jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër e që po ua mundëson kompanive të sigurimeve në Kosovë të fitojnë miliona euro në vit.

ARKATANA

Shtetet e rajonit, të cilat janë pjesë e Kartonit të Gjelbër, siç është rasti i Serbisë, qytetarët e saj paguajnë vetëm 20 euro në vit për kartonin e gjelbër që u mundëson atyre udhëtim në tërë Evropën pa paguar kurrfarë sigurimi tjetër kufitar.

Ndërsa kosovarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe që hyjnë përmes pikave kufitare me Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi duhet të paguajnë 20 euro për një muaj qëndrim dhe 15 euro për dy javë qëndrimi, derisa qytetarët e Kosovës të cilët dëshirojnë të udhëtojnë me veturat e tyre në Evropë duhet të paguajnë 100 euro për një muaj qëndrim./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.