United Hospital

Zhvatja dhe keqqeverisja e çojnë Kosovën buzë falimentimit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Bazuar në vlerësimet e përfaqësuesve të opozitës dhe ekspertëve e specialistëve të ekonomisë, Kosova është duke u shndërruar në një shtet të falimentuar ekonomikisht, ndërkaq e tëra kjo situatë e brishtë e vendit po vjen në saje të politikave plaçkitëse dhe zhvatjes së pushtetarëve tanë që po i bëjnë ndaj pasurisë së Kosovës.

Përfitimet e paligjshme shkatërrojnë shtetin

Bazuar në vlerësimet e përfaqë- suesve të opozitës dhe ekspertëve e specialistëve të ekonomisë, Kosova është duke u shndërruar në një shtet të falimentuar ekonomikisht, ndërkaq e tëra kjo situatë e brishtë e vendit po vjen në saje të politikave plaçkitëse dhe zhvatjes së pushtetarëve tanë që po i bëjnë ndaj pasurisë së Kosovës.

Sipas opozitës dhe analistëve, synim i vetëm i pushtetarëve tanë ka qenë për të privatizuar sa më shumë prona publike që deri dje ishin në pronësi të shtetit. Ata vlerësojnë se futja nën kontrollin e tyre të sektorit të ekonomisë ka qenë ndër synimet kryesore, duke i arritur këto qëllime përmes krijimit të kompanive fantome që dyshohet se janë të regjistruara në emra të të afërmve të pushtetarëve, si edhe zhvatja e buxhetit të shtetit përmes tenderomanisë.

Sipas tyre, sundimi 17-vjeçar i këtyre politikanëve e ka kthyer Kosovën në një vend importues të çdo gjëje dhe krejt çka eksportojmë janë disa profesionistë që na i merr Perëndimi, shkruan gazeta Kosova Sot.

Uji Dea

Mungon perspektiva zhvillimore

Deputeti i opozitës, Pal Lekaj (AAK), tha se synimi i vetëm i sundimtarëve aktualë është futja nën kontrollin e tyre të ekonomisë kryesore përmes kompanive fantome e tenderomanisë, duke e kthyer vendin në një shtet importues të çdo gjëje dhe krejt çka eksportojmë janë disa profesionistë që na i merr Perëndimi.

Eksperti i ekonomisë dhe ish-kryetari i OEK-ut, Nazmi Mustafa, tha se duhet që të analizohen shumë gjëra dhe të gjenden korrektorët e këtyre të metave dhe sëmundjeve në Kosovë, në mënyrë që të hapen rrugë të reja për vendin e qytetarët tanë.

Sipas Mustafës,17 vjet pas lufte nuk janë pak, por nuk duhet shikuar gjërat me pesimizëm, pasi një thënie në botën Perëndimore sugjeron: “nëse shikon mbrapa nuk mund të fitosh para dhe nuk mund të zhvillohesh”. “Jemi ku jemi dhe duhet që çdo gjë të fokusohemi se çfarë duhet bërë tash e çfarë nesër, sepse kjo mënyrë e të shtruarit të problemeve është zgjidhja e vetme dhe funksionale e Kosovës dhe qasje tjetër ndaj kësaj situate nuk ka”, ka potencuar ai.”Edhe në aspektin zhvillimor duhet që të hapen perspektiva të reja zhvillimore”, u shpreh ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.