Eko Higjiena

Zhurmuesi Nuhi Ismajli

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Nuhi Nuhiu – Më vije mirë që e paske ndërruar foton, se tash nuk je më,, gjeniu plak” por një njeri i cili bënë rolin e zhurmuesit, kush ta dha ketë rol vetëm t`i e di.Një punëtor i arsimit me 40 vite dhe flet me ketë gjuhë me aq cinizëm dhe me një fjalor aq të paparë, saqë më së paku mund të quhesh .., kurse i kulturuar gjithsesi jo.

Sa i përket epitetit të dhëne për mua, u këqyra në pasqyre nuk isha ashtu siç më kishe përshkruar. Edhe pse zoti na ka krijuar me këtë pamjen fizike, fajtor nuk jemi pse kemi këtë pamje.

Por më vije mirë që t`i së paku paske një pamje të,,mirë”. T`i thua se më duhej forcë fizike dhe durim që ta marr vërtetimin. Po të shoh i lodhur fort . Pra nuk është e vërtet, se në drejtorin e buxhetit e financave t`i ke marr vërtetim, por ke dërguar në shkollë një certifikatë nga kadastri i cili asgjë nuk dëshmon. Ky është një dokument- certifikatë se nuk posedon paluejtshmeri në Gjilan .T`i nuk nuk ke adresë të banimit, si e dëshmon t`i adresën tende. Me një fjalë t`i je ilegal në qytetin e Gjilanit . Kurse epitetin ,,gjeniu plak,, po me vije mirë që të paska pëlqye.

Sa i përket asaj se t`i respekton ligjin, si nuk të vije turp ta thuash atë, kur t`i para se të merresh me çdo drejtori të komunës dhe ta harxhosh atë pak energji e forcë që e paska , ishte më mirë qe ta dorëzosh planin e punës në shkollën ku punon, edhe t`i mbash orët e kujdestarisë e te ju shpjegosh nxënësve lidhur me edukatën, kulturën,etj. Mirëpo këto nuk i bënë , nuk ke kohë për tu marrë me punët e tua, ke të drejtë si qytetar i pa adresë të merresh edhe me qeverisjen komunale vetëm atëherë kur respekton ligjin.

Pra pas kryerjes se obligimit ligjor për punën që e bënë në institucionin, për çka edhe merr pagë nga taksapaguesit e Republikës së Kosovës e jo të ndonjë shteti fqinjë.
Pajtohem kur thotë se nuk ka drejtor të mirëfillte me përjashtime. Me ty zhurmues është dashur komisioni disiplinor mu marrë pasiqë drejtorët nuk kanë mund të merren , tamam nuk ka ligj dhe drejtor që mund të udhëheq, pra ishe njeri mbi ligjin, pra aq sa ke mund e ke shfrytëzua këtë.

Mobi Casa

Tash e tutje partitë politike duhet vetëm të angazhohen t`i fitojnë zgjedhjet, kurse për kuadro udhëheqëse ju do t`ua bëni zgjedhjen e duhur, t`i bëje pra seleksionimin e kuadrove.

Lexues të nderuar ky me të gjitha drejtorit merret dhe ka shumë punë, net të tera i kalon pa gjumë vetëm e vetëm të shkruaj diçka

Edhe pse nuk jam gjeni si t`i, mund të kem gabime, por në punën që bëjë në atë drejtori, besoj se me nder e kryej, kur është qeshtja te ligjet jam i betuar se nuk i shkeli.

Për të dhenë dorëheqje ku thua t`i, bash për dëshirën tënde nuk kam arsye të jap, as që mendoj, se unë respektoj ligjin mbi tatimin në pronë, dhe të gjitha ligjet se shumë frikohem nuk jam trim si t`i, dhe në bazë të ligjit kam vepruar dhe veproj. Dorëheqje mund dhe duhet të japin ata të cilët e shkelin ligjin, kjo vlen edhe për ty zoti Nuhi Ismajlin, pasi nuk respekton ligjin e punës. Por kjo le t`i mbetet në ndërgjegjeje e çdo shkelësi të ligjeve, besoj se ndërgjegjja do t`i vret..

Krejt në fund , me ty zhurmues as që do të merrem se ke kohë me u marr me shkrime të tilla tjetër profesion nuk kishe përveç të zhurmuesit.