UBT

Zhurmë për koalicione e qetësi për datën e zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ndonëse ende nuk është shpallur data e zgjedhjeve të parakohshme nga ana e presidentit të Kosovës, subjektet politike pothuajse i kanë bërë llogaritë e tyre për garën zgjedhore, madje disa prej tyre tashmë i kanë zyrtarizuar edhe koalicionet parazgjedhore e disa të tjera janë rrugës për t’i kurorëzuar ato, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Të enjten që shkoi deputetët e Kuvendit të Kosovës i dhanë fund legjislaturës së gjashtë, duke votuar për shpërndarje të saj dhe për t’ia dhënë dritën e gjelbërt shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe pse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tashmë ka pranuar vendimin për shpërndarje të Kuvendit, ai ende nuk ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës zgjedhjet e parakohshme caktohen nga presidenti jo më vonë se 10 ditë pas shpërndarjes së Parlamentit dhe mbahen jo më vonë se 45 ditë. Kësisoj datat më reale që vendi të shkojë në zgjedhje janë 29 shtatori dhe 6 tetori i këtij viti.

United Hospital

Mirëpo edhe pse zgjedhjet nuk janë shpallur, një gjë e tillë nuk po i pengon subjektet politike në vend që t’i lidhin koalicionet e tyre parazgjedhore. Deri tani AAK-ja dhe PSD-ja janë të parat parti politike që kanë zyrtarizuar koalicionin mes vete, duke u pasuar nga Nisma me AKR-në.

Në pritje të një koalicioni parazgjedhor është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmruar që në gjirin e saj mund t’i marrë sërish partitë e vogla, të cilat nuk mund ta kalojnë pragun zgjedhor. Por paralajmërim për koalicion të madh ka edhe nga partitë serbe, të cilat janë në bisedime për unitet dhe për bashkëpunim parazgjedhor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.