UBT

Zhurma të parandalohet me ligje dhe rregullore

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” është folur për sferën e zhurmës si problem që me të madhe po i shqetëson qytetarët e Gjilanit. Panelistët Ismet Hajdini, Ismet Hashani, Arben Mehmeti, Avni Rudaku, Flamur Hyseni e Mustafë Bajrami kanë spikatur fenomene të caktuara, por që është thënë se vetëm zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve mund të ndikojë në parandalimin e këtyre dukurive negative.

Tema e debatit “Si të reduktohet zhurma në qytetin e Gjilanit”, ka grumbulluar një numër të madh të përfaqësuesve zyrtar, policor, ekspert, këshilltarë komunal, zyrtarë të lartë të Bashkësisë Islame, ku është folur hapur për të gjitha fenomenet që shkakton zhurma.

Nga të gjithë panelistët e debatit , por edhe nga qytetarët e shoqëria civile u tha se zhurma mund të ndalohet vetëm nëse zbatohen ligjet dhe rregulloret, me përjashtim të ezanit të imamit nëpër xhami që mbetet vullnet i mirë i përfaqësuesve të BIK për ta diskutuar dhe propozuar si çështje të brendshme.

Ismet Hajdini drejtor i inspeksionit komunal tha se problemi më i madh i zhurmës vije në ditët e verës e në veçanti në kohën e dasmave ku krijohet zhurmë edhe nëpër restorante, por edhe në rrugë me sirena. Hajdini tha se kanë evidentuar tri lokacione ku zhurma është theksuar më tepër . Sipas tij zhurmë e madhe krijohet tek qendra-shtëpia e mallrave , kafiterit te shkollat e mesme si dhe te lagjja “Dardania 2”.

Hajdini shtoj se aksionet e inspeksionit kanë dhënë rezultate, por premtoj se në vitin 2013 do të fillohet me kohë dhe dënimet do të jenë më të ashpra.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë Rajonale, toger Ismet Hashani, ka thënë se policia ka vepruar me kohë në disa raste të caktuara dhe ka shënuar edhe dënime dhe gjoba. Sipas tij gjoba që shkaktohet nga zhurma sillet nga 150 deri në 700 euro. Hashani ka kërkuar që për nder të 100 vjetorit qytetarët e Gjilanit të festojnë në mënyrë dinjitoze dhe të qetë. Policia tashmë ka shpeshtuar patrullimet nëpër qytet dhe kjo është vetëm për sigurinë e tyre.

Arben Mehmeti (LDK), tha se ai i si këshilltarë komunal nuk informohet me kohë dhe nuk ka informacione të duhura nga institucionet e caktuara për të parandaluar dukuritë negative në qytet. Mehmeti tha se këshilltarët komunal janë të anashkaluar nga këto aksione sepse aty bëhet fjalë për interesa të zyrtarëve komunal që mbrojnë kafiteritë e lagje të caktuara.

Edhe, Avni Rudaku nga VV tha se shkaqet e ndotjes akustike janë të ndryshme duke filluar nga argëtimet e orëve të natës në kafiteri e restorante, zhurma e agregatëve, automjetet e vjetruara etj. Por Rudaku tha se edhe mos bashkëpunimi i qytetarëve me policinë e bënë të vetën që kjo dukuri të merr hovë. Sipas tij ka edhe mangësi tek ligjet dhe rregulloret meqë nuk janë të specifikuara saktë profilizimet e bizneseve, kafeneve.

Rudaku mjaft profesionalisht e ka elaboruar çështjen e thirrjes së ezanit nga imamët. Ai tha se ezani nuk duhet të jetë problem e as shqetësim për askënd sepse është traditë shekullore.

Mustafa Bajrami, kryetar i BIK në Gjilan, ka folur dhe sqaruar më tepër rreth filozofisë së ezanit dhe çështjes eventuale që mund të vije prej zhurmës që krijohet nga ezani. Bajrami tha se ezani është pjesë përbërëse e fesë islame dhe roli i tij ka qenë i shumëfishtë. Bajrami tha se ezani e ka pasur rolin kulturor, patriotik, nacional .

Eco Higjiena

Megjithatë Bajrami tha se në Kosovë, përkatësisht në Gjilan problemi i ezanit ndërlidhet me dy probleme qenësore të BI në vend. “Nuk ekziston institucioni i myezinit, nuk ekziston një shkollë profesionale në edukimin dhe arsimin e myezinëve të Kosovës dhe problem i dytë, në KBI mungon një drejtorat apo një institut që do të merret me segmente të jetës fetare dhe ndërlidhja e tyre me qytetarët, shtetin dhe institucionet e caktuara” tha Bajrami.

Bajrami tha se në xhamitë e komunës së Gjilanit ka vetëm myezinë vullnetar, e për rrjedhojë edhe zëra jo muzikal apo edhe me volum të ngritur.

Bajrami tha se shprehin keqardhje nëse ezanët nëpër minare i kanë shqetësuar qytetarët, por se asnjëherë zyrtarisht nuk kanë pas vërejtje për shqetësime. Bajrami tha se edhe BIK ka vërejtje rreth myezinëve të cilët janë të moshuar dhe të pashkolluar, por ka premtuar se në të ardhmen BIK do ta diskutojë si temë të veçantë çështjen e ezanit për ta bërë të mundur koordinimin e tij dhe thirrjen në një nivel mesatar.

Flamur Hyseni profesor universitar tha se ligji parasheh vetëm bazën ligjore për të parandaluar prishjen e rendit, por jo edhe se sa duhet të jetë limiti i asaj zhurme. Ai tha kjo është çështje edhe e kulturës sonë shoqërore. Kur jemi te ezani ai ka sugjeruar të shihen praktikat e vendeve tjera, sepse sipas tij Kosova shtet laik dhe në fe nuk përzihet, pra ezani nuk mund të jetë objekt i rregullimit ligjor se shteti nuk ndërhynë në liritë fetare.

Jonuz Cana nga Partia Ekologjike dhe qytetar i vjetër në Gjilan tha se çdo zë përmbi 60 decibel është zhurmë . Edhe, Cana ka dhënë shembuj konkret kur në qendër të Gjilanit shkaktohet zhurma edhe nga qentë, agregatët, dasmat e shumta, e zhurma nga kafiterit. “Askush nuk ka të drejtë në leverdi të veten ta dëmtojë tjetrin. Duhet kjo çështje të zgjidhet në mënyrë institucionale”, ka thënë Cana sepse sipas tij qendra e qytetit nganjëherë shndërrohet në rrëmujë të vërtetë.

Sa i përket ezanit nuk jemi asnjëherë kundër thirrjes së është e shenjtë, por duhen krerët e BI të elaborojnë me varësitë e tyre . Sipas tij, individualiteti i thirrësve të ezanit bënë që të krijohet imazh i keq për shkak të volumit të lartë dhe të çrregulluar që bëhet nga ta duke krijuar rrëmujë dhe bezdi.

Shemsedin Musafa nga Ombudspersoni tha se debatet janë të mira kur në praktikë zbatohet rendi e ligji. Ai tha se institucionet komunale kanë dështuar në parandalimin e zhurmës.

Xhevat Aliu ka folur më tepër për mjetet piroteknike dhe rreziqet që sjellin ato derisa Demir Krasniqi e Shaban Terziu ishin më kritik rreth zhurmës që krijojnë ahengjet e kanaxheqet e verës.

Edhe Salem Salihu zëvendës kryesues i Kuvendit tha se ezani duhet të rregullohet ashtu siç ndodhë edhe në qytetet e Turqisë, ku ezani ka një volum të këndshëm dhe të pranueshëm për veshin.

Pasi janë dëgjuar të gjitha propozimet Mustafa Bajrami nga BIK ka thënë se do të flas me të gjithë myezinët dhe zyrtarët e BIK për ta ulur volumin e ezanit të paktën për 50 %. /rajonipress/