Zhurma e kafiterive shqetëson pozitën dhe opozitën

/ 3 minuta lexim

Gjilan -Me kafiterit jemi duke u marrë sinqerisht edhe pse nuk ka ndonjë problem që duhet theksuar, por sa i përket zhurmave dhe muzikës me ton të lart, ne jemi duke u marrë sinqerisht me to, në pjesën ku koncentrimi është më i madh siç bie fjala tek ish shtëpia e mallrave etj.

“Gjatë këtij sezoni një kohë ia kushtojmë edhe kafiterive dhe zhurmave që ato lëshojnë për kah niveli i sigurisë që lëshojnë në hapësirë. Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjin ngase ai lejon ,por edhe sanksionon konform rregullave të përcaktuara në botën demokratike” ka thënë Qemajl Mustafa në takimin e Këshillit Komunal për siguri në bashkësi.

Mustafa tha se jemi duke u zhvilluar dalë-ngadalë, por në hapa të sigurt. “Ky qytet është i zhvilluar kështu si është, pa një planifikim strategjik afatgjatë, dhe ne tani po bëjmë këtë, po planifikojmë dhe po hartojmë plane rregulluese e urbanistike, për një të ardhme më të mirë për qytetarin e komunës sonë. Infrastrukturën ligjore dhe parakushtet e zhvillimit po i krijojmë ,tash mbetet të na vinë vetëm investimet”, tha Mustafa.

Nga ana tjetër Ridvan Xhemajli duke informuar këshillin për rastet e regjistruara nga policia e Kosovës tha se, janë në realizim të planit operativ “merimanga”, për pika kontrolli. Gjendja e sigurisë nga ana e policisë vlerësohet e qetë në Komunën e Gjilanit. “Me rëndësi është të theksohet se rastet e vjedhjeve janë në rënie e sipër, përderisa këtë muaj kemi 63 raste në krahasim me 90 sa kishim muajin e nyejt të vitit paraprak. Poashtu duhet të theksojmë se edhe rastet e incidenteve nëpër dasma janë në rënie krahasuar gjithnjë me vitin e kaluar. “ ka thënë Xhemaili.

Fundamenti

Kurse Arben Maliqi nga AKR ka sugjeruar një kujdes më të shtuar lidhur me armëmbajtjen pa leje dhe ngasja e pakontrolluar e motoçikletave dhe pa një përgatitje standarde të drejtuesve të tyre, e Fadil Gashi nga AAK, tha se ndjehet shumë i kënaqur që sheh gjëra të mbara në komunën e tij, por siç ka thënë ai problem mbetet ende zhurma e madhe nëpër kafiteri, problemet e ngritura mes anëtarëve të Bashkësisë Islame dhe Kontrolli i pishinave, pijeve freskuese, ushqimit dhe gjëra ushqimore të shumta që po ekspozohen para dyqaneve në këto temperatura të larta të cilat janë vërtetë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Kryesuesi i këtij Këshilli, Omer Daku, sqaroi se për vitin 2011, KKSB ka mbajtur gjithsejtë 14 takime, prej të cilave 6 ishin punëtori për hartimin e strategjisë për KKSB, duke mos përfshirë edhe 4 punëtori shtesë të realizuara në Shqipëri.

Edhe pse KKSB nuk ka pasur për synim që të bëjë shumë takime, por sipas nevojës, megjithatë pas Mitrovicës i bie se KKSB e Gjilanit ka mbajtur më së shumti takime”, tha kryesuesi i Këshillit Komunal Për Siguri në Bashkësi, Omer Daku./rajonipress/