RCCOLA

Zhgobar: Emigrimi pengesë për liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Bashkimit Evropian, Samuel Zhgobar, ka thënë se marrëveshja e Stabilizim-Asoceimit është një marrëveshje shumë e rëndësishme për Kosovën, andaj sipas tij, është duke u punuar shumë në nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Sipas tij, këtë e dëshmojnë edhe vizitat e shumta në Kosovë nga zyrtarët e lartë evropian. “Marrëveshjen e MSA është duke u përkthyer në të gjitha gjuhet. Shpresojmë qe marrëveshja të nënshkruhet në verë të këtij viti dhe në fillim të vitit do të hyjë në fuqi”, ka thënë Zhbogar.

Sipas tij, tani për qytetarët e Kosovës çështja me e rëndësishme është liberalizmi i vizave, proces i cili sipas tij, do të jetë shumë më i vështirë sesa për vendet e tjera të rajonit. “Por shpresoj që kjo të ndodhe sa me shpejt”, ka thënë ai.

KKVITI

Emigrimi, sipas tij, është pengesë për liberalizimin e vizave.

“Liberalizimi i vizave nuk ka të bëjë me njohjen e pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Zhbogar gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, transmeton Gazeta Tribuna.

Shefi i BE-së në Kosovë, e ka quajtur të mirë programin e tanishëm qeverisës, ndërsa ka kërkuar nga opozita që të ndihmojnë në realizimin e këtij programi pasi sipas tij, qytetarët kosovarë kanë nevojë për kthimin e shpresës. /Gazeta Tribuna/