UBT

Zhgënjen Gjilani si me lojë po ashtu edhe me rezultat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Futbollistët e Gjilanit në fazën e dytë të Superligës së Kosovës në javën e 10-të, në stadiumin e qytetit në Gjilan në ballafaqim me Feronikelin, kanë treguar lojë të dobët gjatë 90 minutave.

Edhe në ndeshjen e sotme nuk u pa trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, i cili për shkak problemeve familjare po mungon tani katër ndeshje, ndërsa pozitën e tij po e udhëheq drejtori i klubit, Sallah Sherifi.

Edhe pse gjatë tërë ndeshjes “bardhekuqët” e Gjilanit kishin më tepër nga lojë por në momentet vendimtare dështuan para portës së portierit mysafirë, Ilir Avdylit, duke dëshmuar se tek “bardhekuqët” ka probleme serioze në fazën e sulmit.

Gjilanasit në pjesën e parë krijuan vetëm një rast në minutën e 10-të, kur Besart Musolli gjuan nga 25 metra portieri Ilir Avdyli devijon topin duke goditur shtyllën e tij pingule.

Mysafirët 2 minuta para se të përfundon pjesa e parë shënojnë gol nëpërmjet Argjend Malaj, por goli anulohet për shkak pozitës jashtë loje.

Mobi Casa

Në minutën e 59-të, Besmir Bojku i Feronikelit gjuan furishëm por portën e shpëton portieri Enea Koliqi.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte në minutën e 75-të, Fiton Hajdari i cili gjuan me kokë por portieri Ilir Avdyli dëbon topin jashtë fushës.

Ushtruesi i detyrës së trajnerit te Gjilani, Sallah Sherifi, pas 90 minutave ka deklaruar.
“Skuadra tregoi karakter për ta fituar këtë ndeshje, mysafirët u mbrojtën dhe zvarritën ndeshje, skuadra jonë e meritoj sot fitore por ky është futbolli, përball kishim një skuadër të fort”.

Nga 10 ndeshje të zhvilluara Gjilani ka tubuar 17 pikë, ndërsa në javën e 11 Gjilani takohet me Llapin në Gjilan./rajonipress/