Mobi Casa

Zhgënjehet veterani i arsimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Veterani i arsimit Vebih Murseli që nga viti 1971 ka punuar me ditarë në dorë. Tani kur ai doli në pension dhe mbushi 65 vite për rajonipress thotë se është shumë i zhgënjyer pasiqë ai nuk e gëzon pensionin e punës për shkak se nuk i është llogaritur stazhi i mësuesit që ka punuar për katër vite në Belgjikë.

“Jam tepër i zhgënjyer, jam i brengosur dhe i revoltuar që pas kaq vitesh ku përcolla mbi 10 gjenerata e të mbetem pa pensionin e punës për shkak se kriteret e reja gjoja nuk e njohin stazhin që unë kam punuar në Belgjikë”. Kështu shprehet i revoltuar veterani i arsimit Vebih Murseli nga Mireshi i Gjilanit.

Vebiu tani ka dal në pension, por është shumë i mërzitur që nuk i janë njohur katër vitet e punës si mësues në Bruksel të Belgjikës.”Unë kam punuar në arsim që nga viti 1971. Kam përcjellur lloj – lloj gjeneratash dhe nxënësit e mi sot janë në Parlament, në Qeveri e kudo tjetër. Në vitin 1987 në marrëveshje me organet e atëhershme arsimore unë shkova si kuadër profesional në Belgjikë për tu dhënë mësim në gjuhën shqipe fëmijëve tanë atje. Por këto katër vite të qëndrimit atje nuk po njihen si vite stazhi dhe kjo më ka revoltuar tej mase” shprehet Vebiu.

ARKATANA

Vebiu thotë se do të ankohet edhe në MASHT dhe në të gjitha inspektoratet e mundshme arsimore pasiqë kjo është një shkelje flagrante e të drejtave të një mësuesi.

Vebiu tha se për këtë situatë ka alarmuar të gjitha instancat në Gjilan e Prishtinë. “Mua nuk më ka mbetur tjetër rrugë pos që të kthehem sërish e ta marr ditarin në dorë. Nuk më interesojnë pastaj reagimet e të tjerëve. Apelojë tek ata zyrtar ligjor që janë kompetentë për këtë punë që ta definojnë këtë rast sepse unë jam i dëmtuar skajshmërisht” tha Murseli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.