Mobi Casa

Zhgënjehen mërgimtarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rruga Stublinë – Dobërqan ka dy vite që nuk bëhet e kalueshme nga ana e komunës dhe për pasojë mërgimtarët as këtë vit nuk mund t`i mbajnë takimet e vendlindjes.

Edhe pse zyrtarët komunal kanë premtuar se brezi kufitar do të jetë në top prioritetet kjo megjithatë nuk po vlen për mërgimtarët e fshatit Stublinë e Miresh. Rruga Stublinë – Miresh ka dy vite që është e pakalueshme për shkak se komuna nuk e ka hapur asnjëherë këtë rrugë e cila frekuentohet shumë me ardhjen e mërgimtarëve.

Për pasojë takimet e vendlindjes që mbahen kah mesi i korrikut rrezikohen të mos mbahen pikërisht se rruga është e dëmtuar tej mase. Rabiti një mërgimtar në Zvicër thotë se frekuentimi i rrugës Miresh – Stublinë është i pamundur. “Komuna duhet me eskavator ta hap këtë rrugë dhe ta bëjë të kalueshme. Që nga koha e Qemajl Mustafës kjo rrugë më nuk është riparuar asnjëherë” shprehet ai.

FIDANISHTJA

Lutfi Haziri ka premtuar se rrugët e treta do të rregullohen, por Enver Biqku zyrtar në shërbimet publike tha se kompania që mirëmban rrugët e treta nuk ka mundësi që të intervenojë për shkak se komuna i ka borxh.

Derisa të vendoset dhe të sqarohet se cila kompani duhet të përkujdeset për këto rrugë, mërgimtarët e Stublinës dhe Mireshit rrezikojnë mos ta realizojnë takimin e tyre tradicional./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.