Fundamenti

Zhegrova vazhdon rikuperimin, konfirmohet mungesa e tij për sfidën e nesërme të Lille

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Jorge Maciel ka konfirmuar se Edon Zhegrova nuk do të mund të paraqitet për Lille në ndeshjen e së shtunës, kundër Marseilles.

Më 6 maj, reprezentuesi i Kosovës kishte pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen ndaj Reims, teksa kishte humbur pastaj edhe ndeshjen ndaj Monacos, shkruan Gazeta Express.

Maciel, ndihmëstrajneri i Paulo Fonseca, u paraqit sot në konferencën për media, ku mes tjerash konfirmoi edhe mungesën e Zhegrovës.

ARKATANA

Për këtë ndeshje te Lille do të mungojnë edhe Jose Fonte e Alexsandro Ribeiro, për shkak të suspendimeve me kartonë.

“Les Dogues” janë duke luftuar për një vend që i siguron pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin tjetër.

Momentalisht, Lille është në pozitën e pestë në tabelën e Ligue 1, pozitë e cila ia mundëson pjesëmarrjen në kualifikimet e Ligës së Konferencës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.