Mobi Casa

Zhegrova: Unë mund ta ndryshoj lojën për pak minuta, jam i lumtur për golat

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Edon Zhegrova ndihet mjaft i lumtur për dy golat e tij dhe për fitoren e Lillet në fundjavë.

Ylli kosovar u inkuadrua në fund të ndeshjes me Lorientin duke i realizuar dy gola për tetë minuta, me ç’rast u bë hero i ekipit të tij.

Edhe pse luajti pak, ai është i gëzuar që ishte në gjendje ta vendoste lojën, e cila në ato momente ishte e nivelizuar, 1:1.

“Edhe nëse hyn në lojë për pesë, dhjetë apo 20 minuta, duhet ta japësh më të mirën nga vetja çdo herë që trajneri ta jep rastin. Është po ashtu stil i lojës sime, sepse unë mund ta ndryshoj lojën. Këtë e bëra dhe jam mjaft i lumtur që ia sigurova tri pikë ekipit”, deklaroi fillimisht Zhegrova në një intervistë me “le11hdf.fr”, përcjell “Gazeta Express”.

Por, a e ka ëndërruar futbollisti kosovar një skenar të tillë në fund të kësaj loje?

“Të jem i sinqertë, nuk kam ëndërruar ta bëja këtë, por doja ta jepja 100 për qindëshin nga vetja. Synim imi ishte ta ndihmoja ekipin dhe të shënoja gol. Pasi e bëra këtë, isha edhe më i motivuar, kështu që e shënova edhe golin e dytë”, vazhdoi ai.

Zhegrova tregon se, pas angazhimeve me Kombëtaren e Kosovës, arriti vonë në stërvitje, duke iu bashkuar ekipit të premten.

Prandaj edhe luajti më pak në fundjavë, por që ata pak minuta ishin të mjaftueshëm për të që ta bënte diferencën.

RCCOLA

Ai thotë se vendimi i takon trajnerit për t’ia dhënë rastin nga fillimi apo jo.

Edoni ushtron çdo ditë që të jetë gati në çdo rast dhe në çdo situatë.

“Nuk ka arsye që ndihem keq apo diçka të tillë. Më duhet të qëndroj i fokusuar dhe të jem gati”, nënvizoi ai.

Zhegrova foli edhe për festën që e bëri me tifozët, të cilëve iu bashkua në tribuna, përcjell “Gazeta Express”.

“Ata janë të jashtëzakonshëm. Ata e kënduar emrin tim, kjo më bën mjaft krenar. Gjithashtu, ata më thirrën dhe unë shkova. Jam mjaft i lumtur me mbështetjen e tyre”, thotë tutje Zhegrova.

“Ata më thanë faleminderit, ishin mjaft të lumtur. Unë gjithashtu ia dhashë fanellën time një vogëlushi.”

Zhegrova i shënoi tre gola brenda pak ditësh, dy me Lillen dhe një me Kosovën. /Gazeta Express/