Eko Higjiena

Zhegrova ua mbyll gojën kritikëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Edon Zhegrova ka debutuar me sukses nga minuta e parë në fanellën e Baselit. Futbollisti kosovar është përfshirë në ekipin ideal të javës në Raiffeisen Super League të Zvicrës.

Edon Zhegrova ua ka mbyllur gojën kritikëve, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar ka debutuar me sukses nga minuta e parë për Baselin, në barazimin pa gola ndaj Grasshopperit fundjavën që shkoi.

Uji Dea

Futbollisti ofanziv anësor ka shkëlqyer për gjigantin zviceran dhe ishte zgjedhur lojtari i ndeshjes.

Ndërsa, të hënën ai e ka fituar një tjetër epitet duke u futur në ekipin ideal të javës që shkoi në kampionatin zviceran.

Por, ai nuk është shqiptari i vetëm që e sheh veten në këtë ekip, pasi aty gjendet edhe sulmuesi i Xamaxit, Kemal Ademi, i cili e shënoi golin e fitores 1:0 ndaj Luzernit në udhëtim. /Gazeta Express/