United Hospital

Zhegrova tregon se përse vendosi të luajë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Edon Zhegrova ndihet krenar që e përfaqëson vendin e tij, Kosovën, edhe pse kishte mundësi ta përfaqësonte edhe Shqipërinë. Talenti kosovar është mirënjohës për besimin që po ia japin “Dardanët”

Edon Zhegrova është njëri prej talenteve më të mëdhenj shqiptarë sot, shkruan Gazeta Express.

20 vjeçari qe një kohë vendosi për ta përfaqësuar vendin e tij, Kosovën edhe pse kishte mundësi t’i bashkohej edhe Kombëtares shqiptare, e cila po e kërkonte në atë kohë.

I pyetur nga një tifoz i tij në “Instastory” se kush e ka shtyrë që të luajë për Kosovën, futbollisti ofanziv u përgjigj: “Unë e dua vendin tim dhe jam mjaft mirënjohës për atë që më ka dhënë populli im”, ka shkruar Zhegrova në gjuhën angleze.

Hidromorava

Ndërkohë, ai ka treguar se është lindur në Gjermani, ndërsa pjesën më të madhe të kohës ka jetuar në Prishtinë, ku edhe është rritur.

Gjithashtu, Zhegrova ka zbuluar se ka nisur të merret me futboll që prej moshës 5 vjeçare.

Futbollisti i krahut, i cili aktualisht luan tek Baseli, në fund thotë se i do të gjithë fansat e tij, të cilët i falënderon shumë për përkrahjen. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.