Eko Higjiena

Zhegrova tregon pse e zgjodhi kampionin francez Lille, zotohet se do të japë gjithçka nga vetja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Edon Zhegrova ka zbuluar se i hodhi poshtë ofertat nga Marseille dhe Wolves për t’iu bashkuar klubit Lille, sepse beson se mënyra se si luan kampioni francez i përshtatet më së miri stilit të lojës së tij.

Përfaqësuesi i Kosovës Zhegrova iu bashkua kampionit francez Lille nga Baseli të premten, në një marrëveshje prej 7 milionë eurove, raporton Gazeta Express.

Zhegrova nënshkroi marrëveshje katërvjeçare e gjysmë me gjigantin francez.

Anësori 22-vjeçar kishte oferta edhe nga rivali i Lille në Ligue 1, Marseille, si dhe nga Wolves në Premierligë.

Mobi Casa

I pyetur pse e zgjodhi Lille, Zhegrova tha: “Lille më pëlqen më shumë se Marseille. Prandaj vendosa kështu. Është mundësi e madhe, klub i madh. Më pëlqen mënyra sesi luan Lille. Loja e Lille më përshtatet më shumë se ajo e Marseilles. Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Lilles”.

Zhegrova i shënoi dy gola dhe i dhuroi gjashtë asiste në tetë paraqitje në Superligën e Zvicrës për Baselin në pjesën e parë të këtij sezoni, por beson se futbolli në Ligue 1 do t’i përshtatet më shumë lojës së tij, megjithëse është më i vështirë.

“Ligue 1 është më e shpejtë dhe shumë më fizike, gjë që është shumë mirë për mua, sepse besoj se kjo i përshtatet më shumë mënyrës se si luaj unë. Do ta jap më të mirën nga vetja në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje”, shtoi ai.

Zhegrova, i cili i ka 24 paraqitje për Kosovën, u ble nga Lille si zëvendësues i Jonathan Ikone, i cili iu bashkua Fiorentinës javë më parë./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.