Hidromorava

Zhegrova: Shpresoj që t’i përmirësojmë gabimet, kemi ende shumë punë

/ 2 minuta lexim
HW

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje në miqësoren e dytë dhe të fundit për këtë muaj.

Të përzgjedhurit e Franco Fodas pësuan sonte ndaj Hungarisë në Budapest, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e luajtur në “Puskas Arena” përfundoi me rezultatin e pastër 2:0.

Pas ndeshjes, Edon Zhegrova tha se gabimet e bëra në pjesën e dytë u kushtuan “Dardanëve”.

KKVITI

Ai gjithashtu theksoi se këto gabime duhet përmirësuar dhe se ende ka punë për të bërë.

“Mendoj që e kemi fillu ndeshjen shumë mirë, por besoj që në pjesën e dytë gabuam pas gabimeve tona. Këto kanë qenë lojë kontrolluese, besoj se trajneri në të ardhmen ka më i pa gabimet edhe shpresoj që kemi më i përmirësu. Unë mendoj që trajneri i ka parë të gjithë lojtarët, besoj që do të ketë edhe lojtarë të rinj që do të vijnë dhe besoj që në shtator të krijojë ekipin më të mirë dhe të mësojmë nga gabimet tona. Besoj që kemi ende shumë punë edhe duhet të përmirësohemi shumë më shumë”, tha sulmuesi i Lille për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

24-vjeçari pranoi se kishte dëshirë të madhe për të shënuar ndaj Hungarisë, por që shpreson se këtë ta bëjë në ndeshjet e ardhshme.

“Dëshira normal ishte shumë e madhe që unë të shënoj sot, por shpresoj që në ndeshjet e radhës do ia arrijë qëllimit”, deklaroi Zhegrova. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.