Hidromorava

Zhegrova shënon dhe asiston në fitoren e madhe të Baselit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Zhegrova ka shkëlqyer me gol dhe asist në fitoren 3-0 të Basel kundër Young Boys. Basel tani ka 33 pikë, Young Boys 34

Baseli e ka mposhtur liderin, Young Boys për t’iu afruar në një pikë në renditjen e Superligës së Zvicrës, raporton Gazeta Express.

Vendasit triumfuan me rezultat të pastër, 3-0, në një ndeshje ku shkëlqeu talenti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

20-vjeçari asistoi për golin e parë të shënuar nga Arthur në minutën e 6-të, derisa vet realizoi një gol të bukur për 3-0 në minutën e 48-të.

Mobi Casa

Golin tjetër për Baselin e shënoi Omar Alderete në minutën e 13-të.

Zhegrova luajti 76′ minuta, para se të lëshojë vendin për Okafor.

Titullar ishte edhe Taulant Xhaka, derisa Ademi nuk ishte i ftuar.

Pas kësaj fitore, Baseli ka shkuar në kuotën e 33 pikëve, një më pak se Young Boys. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.