United Hospital

Zhegrova: S’e kam asnjë dobësi, Edonin e vërtetë do ta shihni në Barcelonë shumë shpejt

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Edon Zhegrova këmbëngul se ende nuk i ka treguar plotësisht aftësitë dhe cilësitë e veta të mirëfillta dhe thotë se një ditë do të luajë për Barcelonën, duke pretenduar se nuk e ka ndonjë dobësi në lojën e vet.

Ylli i Kombëtares së Kosovës Zhegrova e gëzoi sezonin më të mirë në karrierë me Baselin në Superligën e Zvicrës, para se pandemia koronavirus ta pezullonte futbollin dhe të ndikonte në vendimin e Baselit për të ardhmen tij, raporton Gazeta Express.

21-vjeçari u kthye në Genk muaj më parë, pasi Baseli nuk e shfrytëzoi të drejtën e blerjes së kosovarit në fund të marrëveshjes së huazimit njëvjeçar e gjysmë, pas humbjeve financiare si pasojë e Covid-19.

Zhegrova, i vlerësuar si njëri prej talenteve më të mëdhenj shqiptarë në vitet e fundit, ka dështuar ta tregojë veten megjithatë, duke i shënuar vetëm shtatë gola deri tani në karrierën e tij për Genkun dhe Baselin dhe duke mos e zënë asnjëherë vendin e titullarit të rregullt për skuadrat në të cilat ka luajtur.

United Hospital

Por ai këmbëngul se në moshën 21-vjeçare, ende ka kohë t’i tregojë cilësitë dhe aftësitë e veta, madje duke synuar që një ditë ta bëjë këtë duke luajtur për Barcelonën.

“Kam pasur mundësi të shkoj në ekipet më të mëdha në botë, por nuk e kam bërë. Shumë shpejt keni për të parë Edonin e vërtetë. Te Barcelona keni për të më parë ndonjë ditë”, tha Zhegrova në një intervistë për Supersport.

“Pikë të dobët nuk kam. Pika ime më e fortë është vetëbesimi i lartë. Nuk jam penduar për karrierën, pasi gjithçka ka shkuar mirë, por qëllimi është për të shkuar më lartë”, shtoi ai.

Sulmuesi anësor i ka bërë 15 paraqitje edhe për ekipin kombëtar të Kosovës, por nuk ka asnjë gol asnjëherë në ndonjë ndeshje zyrtare. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.