RCCOLA

Zhegrova përfundimisht rikthehet te Genk

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Edon Zhegrova do të kthehet në Belgjikë te Genk.

Portali zviceran i futbollit, ‘Fussballinfos.ch’, bën të ditur se Basel nuk ka ushtruar të drejtën e blerjes së anësorit të Kosovës, me këtë të fundit që do të rikthehet te Genk në Belgjikë, përcjell lajmi.net.

Basel ka pasur mundësinë e fundit për blerjen e përhershme të Zhegrovës në muajin mars, por kriza e shkaktuar nga COVID-19, kishte bërë që zviceranët të hezitonin për një gjë të tillë.

Mobi Casa

Zhegrova te Basel ishte huazuar në shkurt të vitit 2019, dhe tashmë me këtë skuadër ka fituar Kupën e Zvicrës.

Në sezonin aktual, Zhegrova ka bërë 18 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar edhe dy gola./Lajmi.net/