HW

Zhegrova në mesin e dribluesve më të mirë në Evropë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Edon Zhegrova është duke e kaluar pa dyshim sezonin më të mirë në karrierë.

Ylli kosovar është bërë një titullar i padiskutueshëm tek Lille dhe disa herë ka qenë protagonist.

Dhe, këtë e tregojnë edhe numrat, shkruan “Gazeta Express”.

ARKATANA

Përfaqësuesi kosovar është futur në Top 5 lojtarët me më së shumti driblime të suksesshme në Top 5 ligat evropiane për edicionin 2023/24.

Ish-futbollisti i Baselit i ka bërë 102 driblime të suksesshme deri tash në këtë sezon duke përfunduar në vendin e katërt, dy më shumë se i pesti, që është super-talenti i Bayern Munichut, Jamal Musiala.

Listës i prin ylli i Bayern Munichut, Leroy Sane me 120 driblime të suksesshme, i ndjekur nga Jeremy Doku i Stade Rennais dhe Manchester Cityt, me 107, kurse Khvicha Kvaratskhelia i Napolit e mbyll Top 3-shen me 103, vetëm një më shumë se “Messi i Kosovës”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.