Uji Dea

Zhegrova dedikim për futbollistët që zgjedhin të mos luajnë për Kosovën: Më janë dashur 10 sekonda të pranoj, sepse zemra ime rreh aty

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Anësori i Kosovës, Edon Zhegrova, ka bëtë një publikim në rrjetet sociale, i cili duket se iu referohet atyre që nuk e pranojnë të luajnë për Kosoven.

Ka ndodhur në të kaluarën, por edhe në kohët e fundit që për arsye të ndryshme, futbollistët me origjinë nga Kosova zgjedhin të luajnë për një përfaqësuese tjetër, në vend të ‘Dardanëve’.

“Vetëm nëse e do dhe e ndjen këtë shtet, mund të luash për Kosovën. Jam njëmijë herë më i mirë, madje nuk mund të krahasohem me të gjithë ata lojtarë që nuk e pranojnë Kosovën”.

GRANDEMALL

“Mua më janë dashur vetëm 10 sekonda ta pranoj vendin tim, sepse zemra ime rreh aty. Prandaj, nëse nuk e doni këtë vend, nuk jeni pjesë e tij. Kjo është për të gjithë ata që mendojnë se janë dikush”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë, në cilën shfaqet me flamurin shtetëror.

Në ndërkohë, Kosova është duke i bërë përgatitjet e fundit për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve, kundër Qipros dhe Irlandës së Veriut. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.