Fundamenti

Zhegranët kërkojnë ndërtimin e shkollës së mesme

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Iniciativa Qytetare e Zhegrës ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe drejtoria komunale e arsimit në Gjilan ndërtimin e një shkolle të mesme meqë ky lokalitet së bashku me Llashticën e Shurdhanin kanë hiq më pak se 400 nxënës të nivelit të mesëm.

Iniciativa Qytetare e Zhegrës përmes një shkrese ka kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit dhe drejtoria komunale e arsimit në Gjilan ndërtimin e një shkolle të mesme.

Ruhan Kurteshi përfaqësues i Iniciativës Qytetare të Zhegrës tha për rajonipress se kërkesa e tyre është reale, meqë mbi 400 nxënës që gravitojnë nga Zhegra, Llashtica e Shurdhani aktualisht ndodhen në shkollat e mesme të Gjilanit.

Kurteshi tha se në fund të muajit korrik (30.07.2012), kemi kërkuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, ndërtimin e një shkolle për nxënës të shkollave të mesme në Zhegër, që do të ishte me një rëndësi shumë të madhe, si për nxënësit (familjet e tyre), njëherë edhe për qendrat e shkollave të mesme në Gjilan , që janë shumë të ngarkuara nga numri i madh i nxënësve nëpër klasa.

“Numri i nxënësve nga Zhegra, Llashtica dhe Shurdhanët që vijojnë mësimet në shkollat e mesme në Gjilan e kalojnë numrin 400, kurse në Zhegër, mësimet në Gjimnaz dhe Shkollën Ekonomike (përgatitje profesionale), i ndjekin më shumë se 230 nxënës. Profesorët dhe profesionistët e arsimit, mendojnë se Zhegra mund të bëhet atraktive edhe për së paku 100 nxënës, po që ofrohen kushtet edhe minimale për këtë”arsyetohet Kurteshi.

UBT

Kurteshi tha se shpreson që Ramë Buja, Qemajl Mustafa e Bujar Nevzati do t`i kushtojnë rëndësi të veçantë shqyrtimit të mundësisë së një shkolle të re ose të paktën të bëhet përforcimi dhe renovimi i shkollës aktuale (e dëmtuar edhe nga tërmeti), që t’ua lehtësojmë nxënësve edhe prindërve shkollimin e tyre. “Shpresojmë se edhe Drejtoria e Arsimit në Gjilan, do ta japi kontributin e sajë për këtë shkollë, duke pasur ndërmend zgjerimin e profileve të përgatitjeve profesionale dhe ngritur numrin e nxënësve në së paku 300”.

Sipas Kurteshit kërkesat e profesorëve, nxënësve dhe komunitetit që sa më shpejt të filloj përgatitjet dhe ndërtimi i një godine të re shkollore për nxënës të shkollave të mesme, është më se e qëlluar, me perspektivë dhe vizion shumë premtues, si për shkollat e mesme të Gjilanit, ashtu edhe për nxënësit që do të përfitonin më së shumti.

Zhegra një ndër vendbanimet më të mëdha në Komunën e Gjilanit me mbi 5000 banorë, dhe 16 fshatra me mbi 6000 banorë, tani me mbi 1400 nxënës që vijojnë shkollën fillore, dhe mbi 200 nxënës të shkollave të mesme që mundohen t`i ndjekin mësimet, në godinën e ish shkollës fillore “Agim Ramadani” që tash më është ngritur edhe më shumë rreziku i rrënimit nga vjetërsia, por më tepër nga tërmeti që pat pësuar dëme të konsideruara tha Kurteshi.

Kurse Bujar Nevzati drejtor i arsimit , interesimit dhe kërkesës së Iniciativës Qytetare i është përgjigjur menjëherë duke thënë se kjo drejtori nuk ka buxhet që vet t`i bartë shpenzimet e shkollës , por është e gatshme që të bashkëpunojë me MASHT dhe të sjellë ndonjë donacion./rajonipress/

Mund të ju interesoj: