ZN

Zhegranët fitojnë me rezultat të thellë ndaj Vjosës së Shtimes

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Hendbollistët e Zhegrës kanë shënuar rezultat të thellë kundër Vjosës së Shtimes duke e mposhtur atë me rezultat 37: 26.

KH “Zhegra” ka vazhduar me serinë e fitoreve duke e mposhtur kësaj radhe Vjosën e Shtimes me rezultat 37: 26. Pos seniorëve ndeshjen e kanë fituar edhe kadetët me rezultat 26:19.

Lojtarët më të dalluar të këtij takimi ishin nga KH “Zhegra” Bardhyl Abazi, Gëzim Misini, Rinor Selmani dhe Granit Sahiti ndërsa në radhët e kadetëve janë dalluar Alban Haziri dhe Melos Shahini.

Hidromorava

Me këtë fitore sipas Bajram Isufit kryetar i klubit KH “Zhegra” seniorët nga tri ndeshje kanë tubuar pesë pikë , kurse kadetët kanë maksimumin e pikëve duke shkuar në gjashtë.

KH “Zhegra” po tregon formë të mirë dhe gjasat janë që të kemi një pozitë të mirë në kreun e tabelës pse jo edhe të marrim trofeun e kampionit tha Isufi.

Në javën tjetër Zhegra takohet si mysafirë me ekipin e Samadrexhës nga Vushtrria . /rajonipress/