FIDANISHTJA

Zhegranët e Gjenevës i pastrojnë vullnetarisht varrezat e fshatit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Këshilli iniciues i bashkatdhetarëve nga komuna e Zhegrës që punojnë dhe jetojnë në Gjenevë, kanë marr një hap shumë të rëndësishëm për të pastruar dhe rregulluar , por edhe për të mirëmbajtur varrezat e fshatit këtë lokalitet.

Duke e parë që varrezat janë në gjendje të mjerueshme dhe pa përkujdesje bartësit e këshillit iniciues siç janë, Riza Idrizi, Xhelal Haziri, Emrush Azemi dhe shumë të tjerë u organizuan dhe mbajtën disa takime dhe vendosën që të përkrahet dhe të financohet kjo nismë.

Këtij aksioni siç thotë Bajram Isufi për rajonipress i janë përgjigjur shumë bashkatdhetar nga Gjeneva dhe rrethina, dhe bashkëvendës që jetojnë dhe punojnë në Zhegër dhe Gjilan duke ndarë mjete financiare, për këtë nismë shumë të qëlluar.

ARKATANA

Isufi tha se bartësit e iniciativës janë shumë transparent, dhe të gjitha mjetet derdhen në xhirollogarinë e cila është hapur në Gjenevë pikërisht për ketë aksion. Qytetarët e komunës së Zhegrës e kanë prit më shumë entuziazëm këtë nismë.

Bajram Isufi drejtor në kompaninë Ecohigjiena në Gjilan, i cili jeton dhe vepron në Zhegër, e ka përkrah dhe e ka mbështet këtë iniciativë, dhe u është mirënjohës bartësve të këshillit iniciues dhe të gjithë atyre që kontribuuan dhe po kontribuojnë për këtë gjest shumë human e njerëzor, sepse aty prehen të parët tanë dhe duhet të kemi një pamje dhe ambient sa ma të mirë. “Duhet në të ardhmen që institucionet komunale të kenë në përkujdesje varrezat, sepse është obligim i tyre dhe t`u përgjigjen taksapaguesve. Shpresoj që shpejt do të kemi Komunën e Zhegrës, dhe një ndër prioritetet do të jetë, pastrimi rregullimi dhe mirëmbajtja e varrezave” tha Bajram Isufi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: