Zhegra nuk ka te ndalur, mposhtë edhe Dritën
Gjilan – KH Zhegra ka arritur ta mposhtë KH Dritën, duke dëshmuar edhe një herë se sporti në Gjilan e në veçanti hendbolli po përfaqësohet në mënyrë dinjitoze nga Zhegra duke arritur kështu edhe fitoren e tretë radhazi.
Ndeshja ka qenë mjaftë atraktive, çka ka bërë që edhe shikuesit e pranishëm e që ishin në numër të madh të kenë kënaqeshin të shohin hendboll të bukur.
Zhegra gjatë gjithë ndeshjes ka qenë në epërsi duke treguar superioritetin e tyre ndaj rivaleve lokal Dritës.
“Ne i falënderojmë të gjithë të pranishmit, dhe ia urojmë të gjithëve këtë fitore tejet të madhe” tha Bajram Isufi drejtues i Klubit.
Gjithashtu edhe kategoria e kadeteve ka arritur ta mposhtë Dritën, me çfarë kanë dëshmuar se e ardhmja e hendbollit në Gjilan është në Zhegër.
Faleminderit kryesisë, lojtareve dhe të gjithë atyre që po e ndihmojnë klubin për t`i arritur këto rezultate të mrekullueshme. KH Drita – KH Zhegra 29:31./rajonipress/


