Zhegra mund Dritën për Kupën e Kosovës

Gjilan – Hendbollistët e Zhegrës në kuadër të rrethit të parë për kupën e Kosovës e kanë mposhtur KH Dritën me rezultat 34 me 25.
Klubi Hendbollistik Zhegra ka korrur edhe një sukses duke e mposhtur ekipin tjetër gjilanas Dritën me rezultat 34 me 25 , ndeshje kjo e vlefshme për Kupën e Kosovës. Me këtë fitore KH Zhegra ka treguar dhe dëshmuar se është ekip i fort, i organizuar dhe i motivuar për të shënuar fitore.
Në radhët e zhegranëve edhe këtë herë janë dalluar Selmani, Azizi, Misini, Sahiti ndërsa tek KH Drita janë veçuar Sylejmani, Mehmeti dhe Salihu.
Me këtë fitore KH Zhegra kualifikohet për garat e mëtutjeshme për kupë tha për rajonipress Bajram Isufi kryetar i KH Zhegra./rajonipress/