Mobi Casa

Zhegra mposhtë Dritën

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Hendbollistët e Zhegrës e kanë mundur Dritën me rezultat 23:19.

Në një atmosferë impozante dhe në prani të 400 shikuesve është zhvilluar ndeshja ndërmjet Klubit Hendbollistik Zhegra dhe Drita.

Hendbollistët e Zhegrës e kanë mundur Dritën në të dy kategoritë. Seniorët kanë fituar me rezultat 23:19 kurse kadetët 21:7.

Uji Dea

Hendbollistët e Zhegrës janë treguar më energjik dhe më luftarak. Janë dalluar në radhët e Zhegrës, Berisha, Misini, Sahiti dhe Selmani , ndërsa tek Drita Sylejmani, Mehmeti.

Në radhët e kadetëve tek KH Zhegra janë veçuar Agushi, Haziri dhe Jakupi. Ndryshe zhegranët po tregojnë formë dhe lojë të mirë dhe synimet e tyre për të qenë sa më afër vendit të parë tashmë janë reale shprehet Bajram Isufi kryetar i KH Zhegra./rajonipress/