Eko Higjiena

Zhegra me kërkesa konkrete për Lutfi Hazirin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Zhegra si një ndër lokalitetet më të mëdha të Komunës së Gjilanit ndër të tjera ballafaqohet me problemet e rregullimit të transportit ndër urban. Për të funksionalizuar qarkullimin normal të autobusëve kërkojmë nga Lutfi Haziri që të cakton pikat ndalese të autobusëve, vendosjen e tabelave, shenjat e komunikacionit si dhe vendosjen e zebrave nëpër rrugë ka thënë Ruhan Kurteshi nga Iniciativa Qytetare e Zhegrës.

Ruhan Kurteshi nga Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH) ka nisur kërkesat e tij drejtuar autoriteteve lokale për të përmirësuar jetën e banorëve të Zhegrës, por edhe për të ulur kostot e shpenzimeve që krijohen nga transporti urban.

Kurteshi ka kërkuar nga Lutfi Haziri dhe drejtoria e shërbimeve publike zbritjen e biletës së autobusit. “Duke pasur parasysh se në të gjitha vendbanimet tjera në distancë të përafërt me Zhegrën bileta e autobusit kushton 0.50 €, kërkojmë nga Lutfi Haziri dhe drejtoria e shërbimeve publike që si organ kompetent që të ushtrojnë autoritetin e tyre dhe të ndikojnë te kompanitë “Zhegra Trans” dhe “Dritoni Trans” , të bëjnë zbritjen e biletës për Zhegër-Gjilan nga 0.70 € në 0.50 €, përkatësisht në vijën Shurdhan –Gjilan nga 1 € në 0.80 € ka thënë Ruhan Kurteshi në kërkesën e tij drejtuar autoritete komunale” ka thënë Kurteshi.

Eco Higjiena

Kurteshi po ashtu ka kërkuar zbritjen e mujoreve për nxënës dhe qytetarët e tjerë që udhëtojnë në këto vija në 10 €, sa ishte deri më tani.

“Vitin që shkoi nga qarkullimi i “Zhegra Trans” janë hequr disa vija që ka dëmtuar transportin normal të nxënëseve dhe qytetarëve tjerë. Prandaj kërkojmë që “Zhegra Trans” t’i kthehen këto vija ose t`i marr ndonjë kompani tjetër” ka shtuar Kurteshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.