RCCOLA

Zhegra kërkon rehabilitimin e deponis së egër të mbeturinave

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Pastrimi dhe rehabilitimi i kësaj deponishte është i rëndësishëm edhe për faktin se Këshilli i Xhamisë në Zhegër ka dhënë propozimin që në afërsi të kësaj deponishte të caktohet lokacioni i ri i varrezave ka thënë Ruhan Kuretshi nga IQZH.

Ruhan Kurteshi nga IQZH në një kërkesë dërguar Fadil Osmanit menaxher në zyrën e projekteve ka kërkuar nga ky i fundit që të rehabilitojnë deponinë e egër në Zhegër. “Përfundimi i luftës së vitit 1999, Zhegrën e gjeti me mbi 400 objekte të djegura e të shkatërruara. Menjëherë pas lufte filloi rindërtimi i shtëpive të djegura, në mungesë të organizimit nga komuniteti, qytetarët këto mbeturina filluan t’i hidhnin afër stadiumit të futbollit në Zhegër” ka thënë Kurteshi.

Sipas tij deri tani në këtë deponishte të egër janë hidhur mijëra kamion mbeturina nga qytetarët e Zhegrës me rrethinë. “Si pasojë ambienti dhe mjedisi jetësor në këtë pjesë të zhegrës është degraduar tej mase. Nëse nga organet kompetente nuk ndërmerret diçka për të eliminuar dhe rehabilituar këtë deponishte, ekziston rreziku i përhapjes së sëmundjeve dhe epidemive. Pasi që deponishtja ndodhet mbi vendbanimin e Zhegrës , sa herë që bie shi një pjesë e këtyre mbeturinave depërtojnë thellë ne disa lagje të Zhegrës” ka sqaruar Kurteshi.

Mobi Casa

Pastrimi dhe rehabilitimi i kësaj deponishte është i rëndësishëm edhe për faktin se Këshilli i Xhamisë në Zhegër ka dhënë propozimin që në afërsi të kësaj deponishte të caktohet lokacioni i ri i varrezave. Projekt ky i mbështetur nga Komiteti për Kthim dhe komunitete ne Gjilan, i financuar nga Banka Botërore ka thënë Kurteshi.

“Prandaj kërkojmë nga ju, që të hartoni projektin dhe të filloni me implementimin e tij në sezonen verore, pasi që konfiguracioni i terrenit pamundëson punët gjatë vjeshtës dhe dimrit. Ne besojmë se kërkesa jonë do të realizohet”./rajonipress/