UBT

Zhegra i është mirënjohëse Ministrisë së Infrastrukturës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Iniciativa Qytetare e Zhegrës, më 27 qershor të këtij viti, organizoj një protestë, duke denoncuar edhe njëherë injorimin dhe anashkalimin edhe të një mbikëqyrje më të vogël të kësaj ane , Zhegrës me fshatrat për rreth.

Ruhan Kurteshi nga kjo iniciativë thotë se përkeqësimi i rrugës nga Zhegra deri në kyçje të rrugës Gjilan/Ferizaj, ishte bërë e vështirë dhe po aq e rrezikshme nga gropat e shumta e të thella. Në vitin që shkoj (2011), një banor i Lladovës, me harxhime të veta, angazhoj punëtor dhe arriti që nga Zhegra deri në rrugën Gjilan/Ferizaj mbuloj këto gropa dhe të na shpëtoj nga një dimër i radhës që ishte mjaft i vështirë.

Duke përkujtuar protestuesit e 27 qershorit, Kurteshi tha se ata ishin të vendosur të vazhdojnë me kërkesat e tyre deri në realizimin e tyre, por për fat të mirë të të gjithëve, u gjet një formulë, ajo e mirëkuptimit në baza të premtimit nga Ministria e infrastrukturës që na kthej nëpër shtëpitë tona dhe presim në realizimin e fjalës së dhënë, që sot është duke u realizuar pjesa e parë e premtimit, që nënkupton: mbulimin e gropave Zhegër/rruga Gjilan/Ferizaj, përmirësimin (vende vende) të rrugës Zhegër/Stanqiq, si dhe fillimin e një shtrese asfalt nga zhegra (më shumë se një km.) drejt rrugës Gjilan/Ferizaj. Ne shpresojmë, dhe duam të besojmë se edhe pjesa tjetër e asfaltimit të rrugës do të kryhet para pushimeve verore (2013) të mërgatës sonë.

Uji Dea

“Ne u jemi mirënjohës Ministrisë së Infrastrukturë që me realizimin e këtyre punimeve na e lehtëson dukshëm lëvizjen e qindra punonjësve si edhe shumë të tjerëve që shfrytëzojnë këtë rrugë. Ne kishim dash t’i gëzohemi edhe angazhimit të Komunës së Gjilanit për asfaltimin e rrugës (afërsisht 200 m) që qon te shkolla e Re, që është dash të kryhet në vitin e kaluar por, edhe pse shihet se janë ndërmarr disa punime, ato si duket kanë ngelur, ndoshta si edhe projekte të tjera (p.sh. Ujësjellësi) që ka mbetur pa u krye që nga zgjedhjet e fundit” thotë Kurteshi.

Kurteshi tha se falënderon të gjithë ata që përkrahin dhe mirëkuptojnë në angazhimin e tyre për të identifikuar mungesat e të gjitha elementëve që pengojnë ose vështirësojnë një jetë më normale të qytetarit./rajonipress/