Uji Dea

Zhegra feston titullin te pionierët

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Zhegra ka dëshmuar se ka të ardhme në hendboll. Zhegra, që po shndërrohet në qendër të sportit të hendbollit, të dielën ka festuar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll për grupmoshën e pionierëve. Garat përfundimtare për pionier janë zhvilluar në Prishtinë, ndërsa në finale zhegrasit e rinjë fituan ndaj Prishtinës. 24:11 ishte rezultati i finales në të mirë të Zhegrës. Pas pjesës së parë rezultati ishte 9:4 për Zhegrën.
Te Zhegra më efikasi ishte Eldonit Shaqiri me 12 gola.

Bajram Isufi kryetar i cili udhëheq klubin që 8 vite është tejet i kënaqur me trofeun e fituar nga gjenerata shpresëdhënëse dhe shpreson që këto rezultate mos të jenë të fundit.

KH Zhegra zhvillon aktivitetet në kushte tejet të vështira, ku detyrohet së paku katër here në javë të udhëtoj në relacionin Zhegër – Gjilan – Zhegër për t`i zhvilluar stërvitjet apo ndeshjet në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta“ në Gjilan, sepse në Zhegër mungon salla e edukatës fizike, ndërsa palestrës sportive edhe pse iu vendosë gurthemeli mbi një vit ende nuk ka filluar të punohet asgjë.

Eco Higjiena

Ne Zhegër ka mjaftë talenta ku në mesin e tyre kemi reprezentues si Alban Haziri i cili dy vite radhazi ka qenë golashënuesi më i mirë në Kosovë, pastaj portieri Armir Agushi i cili mbron ngjyrat e reprezentacionit si dhe shumë lojtarë që luajnë ne kategoritë e reja si Eldonit Shaqiri i cili shkëlqeu në ndeshjet e kategorisë së pionierëve.

Bajram Isufi falënderon kryesinë e klubit, lojtarët, tifozët e KH Zhegra për angazhimin vullnetar në interes të klubit dhe rinisë së Zhegrës. Ju jemi mirënjohës dhe do të u jemi falënderues për jetë e mot bashkëvendëseve tanë në mërgim si në Zvicër, Gjermani, Austri etj, të cilët janë në përkrahje të vazhdueshme për klubin.

Edhe afaristët dhe komuna kanë ndihmuar klubin, por nuk janë të mjaftueshme për të funksionuar ashtu sa janë nevojat. Por shpresojmë të gjejmë përkrahje edhe më të madhe që në vitet në vijim Kh Zhegra nga Zhegra të ketë rezultate edhe më të mira dhe ta përfaqësojmë Zhegrën e Gjilanit dhe shtetin tonë në arenën ndërkombëtare tha Isufi./rajonipress/